Revoltë para kryeministrisë: Policia sulmon qytetarët me gaz dhe ujë!

Teksa qytetarët e revoltuar kanë hedhur molotov drejt godinës së kryeministrisë dhe kanë nisur të largohen, gjatë protestës kombëtare të opozitës, përsëri policia është përgjigju në mënyrë joproporcionale ndaj protestuesve duke hedhu gazlotsjellës dhe ujë në drejtim të tyre. Shihën edhe forca policie që godasin pa shkak protestuesit pranë gardhit të vendosur para kryeministrisë.

Siç mund të shihet në pamjet e mësipërme, Kryeministria është ndezuar nga flakët e zjarri, pasi qytetarët të revoltuar kanë hedhur mjetet piroteknike drejt godinës në shenjë revolte.

Pas shpërthimeve qytetarët kanë nisur të largohen nga sheshi në thirrjet “Rama ik”, ndërsa janë përplasur edhe me policinë.

About Redaksia

Check Also

Raporti i Eurostat/ “Rinia po largohet nga Shqipëria

Shqipëria është ndër vendet europiane ku emigracioni mund të ndikojë më tej në rënien e …