Shpërthen revolta ndaj kryebashkiakes së Durrësit: O hajdute, o kriminele!

Banorët e Durrësit janë ngritur në revoltë ditën e sotme para bashkisë duke u përplasur me këshilltarët bashkiakë duke i ndaluar që ata të hyjnë në godinën e bashkisë për të miratuar bonusin e qirave për familjet që do u shemben banesat.

Banorët janë lajmëruar të largohen nga prona e tyre deri më 16 shkurt pasi do të nisë shembja. Banorët protestojnë dhe i kërkojnë kryetares së bashkisë, Emirjana Sako t’i takojë.

Një banore me megafon thërret para bashkisë:

‘O hajdute! O Kriminele! Do të shembësh 300 shtëpi. Nëse nuk del këtu do na kesh tek shtëpia. Vure firmën se i do Vangjush Dako, Balluku apo ai i gjati.

Në godinën e bashkisë ka nisur mbledhja e këshillit bashkiak për të miratuar pikat e rendit e ditës, një ndër të cilat është bonusi i qirave të banorëve që preken nga projekti TID dhe dëmshpërblimi për banorët që preken nga projekti I unazës së re, rruga ‘Aleksandër Boga’ me zonën e Currilave.

Nga ky projekt pritet të shemben banesa por dhe pallate.

Banorët e Durrësit kanë hedhur dhe letra higjienike para bashkisë.

About Redaksia

Check Also

Katastrofa urbane në qytetin e Vlorës është e pranishme në çdo rrugë e lagje!

Sot, datë 3 mars 2026, denoncim i Partisë Demokratike Dega Vlorë, në zonën e ish-fabrikës …