Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë i është përgjigjur interesimit të News24 lidhur me deklaratat e kryeministrit Edi Rama që u shpreh se Parlamenti nuk ka asnjë ngut për të kaluar në shqyrtim kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e zëvendëskryeministres Belinda Balluku, e marrë e pandehur nga SPAK për akuza që lidhen me tendera miliona euro.
Kujtojmë se kjo kërkesë është depozituar në Kuvend që në 16 dhjetor të vitit 2025.
Në përgjigjen për News24, Ambasada e amerikane shprehet se pavërësia e institucioneve të drejtësisë është thelbësore në bashkëpunimin mes dy vendeve.
Ambasada e SHBA për News24:
Një ditë më parë një reagim erdhi nga Brukseli për deklaratat e Ramës, lidhur me çështjen Balluku.
Komisioni Europian “Është përgjegjësi e Parlamentit të Shqipërisë që të trajtojë pa vonesë kërkesat për heqjen e imunitetit të anëtarëve të tij. Lufta efektive kundër korrupsionit është e një rëndësie thelbësore për përparimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE, gjë që është edhe pritshmëria e qytetarëve të saj”.
SHBA, por edhe Bashkimi Europiane kanë mbështetur që në nisje Reformën në Drejtësi e më pas ngritjen e institucioneve të reja të drejtësisë. Mbështetja ka qenë e vazhdueshme për punën e Prokurorisë së Posaçme GJKKO dhe Byrosë kombëtare të hetimit, duke e vënë theksin tëk lufta kundër korrupsionit dhe krimit.
Gazeta RD