Të gjitha mediat e regjimit i bënë jehonë vizitës së Ramës në Bruksel dy netë më parë. Sipas këtyre mediave, Rama do të darkonte me Presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Porosoi u ishte dhënë që lajmi të jepej si një pritje madhështore që do i bëhej kreut të regjimit. Në të vërtetë rezultoi e kundërta. Pas asaj darke të Ramës me Antonio Costa, nga mediat e regjimit nuk u dha asnjë lajm. Nuk u publikua asnjë foto dhe hestja ishte e plotë. Mesazhi ishte i qartë Bashkimi Europian i ka mbyllur dyert Ramës.
“Shqipëria ndodhet në një moment kritik. Janë bërë përpjekje të rëndësishme gjatë viteve. Tani ato duhet të mbështeten dhe të konsolidohen”,bën me dije ekskluzivisht për Klan Neës kabineti i Presidentit të KE pas taimit me Ramën. Shprehja moment kritik flet më shumë se heshtja e Ramës.
Reagimi i Berishës për takimin e Ramës në Bruksel
Po Brukseli si ishte? E morët vesh besoj? Ishte kartoni i zi. Mos guxo të bllokosh drejtësinë se integrimi zhbëhet dhe kjo është vetëm njëra masë.Unë mund t’u them, nuk po ndalem se nuk më takon të komentoj brendinë e takimit, por takim të atillë pothuajse nuk ka ndodhur ndonjëherë.
Pse?
Se edhe aty ka dashur t’i gënjejë, t’i mashtrojë. Edhe aty është përpjekur të thotë që tani gjykata vendosi kështu, tani ashtu, pra ka menduar se mund t’u shesë gënjeshtrat e veta përfaqësuesve të vendeve kryesore të Europës. Por kartonin e pa.Në fakt, ishte i neveritshëm.
Aty e neveriti audiencën shumë, por nuk ia zgjatën.
Kjo është e vërteta.Unë u them të vërtetën ju.
Gazeta RD