Gazetari shqiptar nga Britania e Madhe, Vudy Xhymshiti ka bërë një investigim të plotë të lidhjeve serbe të analistit Baton Haxhiu me Beogradin duke kujtuar se historia e tij nis që nga koha që i shërbente si përkthyes kriminelit të forcave paramilitare serbe, Arkanit.
Deklarata e Vudi Xhymshitit
Baton Haxhiu ka qenë aq i besueshëm për Beogradin saqë Arkani, njeriu që drejtonte formacionet e paramilitarëve të regjimit genocidal të Millosheviçit e ka marrë Batonin si njeriun e bsueshëm për të qenë përkthyes i tij.
Haxhiu gënjen se e ka takuar kreun e Shërbimit sekret serb, Stanishiç vetëm njëherë. Gjatë kohës që është thirrur në Hagë si dëshmitar në procesin ndaj Milosheviçit në deklatën e tij, ai del se e ka takuar Stanishicin të paktën tre herë.
Kush janë besnikët e Beogradit që na vijnë herë me maska të gazetarëve dhe herë me maska të politikanëve, herë me maska të patriotëve dhe herë me maska të analistëve, Haxhiu del të jetë njeriu kryesorë që ka detyruar Mahmut Bakallin për tu takuar me kreun e shërbimit sekret serb, Stanishiç.
Madje është përfshirë edhe në veprimtari kërcënuese ndaj zotit Bakalli duke i kërkuar që ai të takohej me Stanishiçin. Në një panel në Slloveni ku Vucic ishte prezent, sapo mbyllet koha e diskutimit, ai del nga paneli dhe shkon tek rendi i dytë në publik ku ishte i ulur Baton Haxhiu dhe e përqafoi atë.
Gazeta RD