Deputetja e PD, Albana Vokshi, ka folur mbi tensionet e regjistruara mbëmjen e kaluar në protestën e mbajtur nga PD, para Kryeministrisë dhe Parlamentit.
Ajo e cilësoi si të papranueshme dhunën e ushtruar nga policia ndaj përfaqësuesve të popullit, ndërsa u shpreh se si pasojë e mjeteve piroteknike të hedhura nga vetë Policia e Shtetit u përfshi edhe ajo nga flakët.
Ajo thotë se vetë qytetarët dhe përfaqësuesit e opozitës janë dhunuar nga Policia dhe jo e kundërta ashtu si pretendojnë socialistët.
“Asnjë deputet i opozitës nuk ka shkaktuar asnjë konflikt. Unë vetë personalisht, për shkak të disa mjeteve të hedhura nga ana e policisë, pantallonat dhe këpucët më kanë marrë flakë. Nga mjetet e hedhura nga ana e forcave të rendit. Ne kemi qenë të dhunuar në mënyrë sistematike. Jo si pretendon kryeministri. “, u shpreh deputetja për News 24.
Gazeta RD