Berisha: Parlamenti është strofulla e hajdutëve, nuk po mbroni vithet e Belindës, por Edi Ramën!

Kreu i PD, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në seancën e sotme plenare deklaroi se Parlamenti është kthyer në “strofullë të mbrojtjes së hajdutëve”, duke akuzuar shumicën se po shkel mbi interesat e qytetarëve për të mbrojtur, jo vetëm ministra, por vetë kryeministrin Edi Rama.

“Të dashur qytetarë dhe qytetare, siç e shihni, parlamenti është strofulla e mbrojtjes së hajdutëve.

Këta që janë pas shpinës sime, edhe këta të këtij krahu, janë të gjithë maska e Lubisë dhe Edi Ramës.

Këta janë maska.

Kurrë ndonjëherë të dashur qytetarë nuk keni pasur në këtë sallë një grup njerëzish, të cilët shkelmojnë mbi interesat tuaja jetike për të mbrojtur, më falni, në pamje të parë vithet e Belindës, në të vërtetë Edi Ramën”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Alarmi në Parlament/ Mbi 210 oficerë dhe punonjës policie, pjesë e karteleve të krimit të organizuar në vetëm dy vite

Një grup deputetësh të Partisë Demokratike kanë depozituar në Kuvendin e Shqipërisë një kërkesë për …