Berisha: Rinia është zgjuar dhe do u fshijë! Ju qëlluat protestuesit me plumba gome në kokë!

Kryetari i PD, Sali Berisha iu drejtua deputetëve të PS se rinia është zgjuar dhe do u fshijë ju!
Berisha tha se, asnjë polic është plagosur, shkova në urgjencë, kishin dhënë komunikatën se janë 17 policë. Asnjë, asnjë, asnjë!

Berisha: Të dashur qytetarë dhe qytetare që ndiqni këtë debat, këta janë mashtrues dhe për Edi Ramën janë në gjendje të bëjnë çdo deklaratë, çdo mashtrim.
Janë në gjendje të pështyjnë mbi veten e tyre, të bëjnë gjithçka.
Asnjë polic i plagosur.
Ua tregoj unë historinë. Shkova në urgjencë, kishin dhënë komunikatën se janë 17 policë.
Asnjë, asnjë, asnjë.
Nxirrni një gërvishtje, nxirrni një të plagosur, gënjeshtarë, gënjeshtarë.
Përkundrazi, i gjuajtët me plumba gome në kokë, të cilët janë letalë në kokë.
I gjuajtët me snajper protestuesit.
Kurse për të rinjtë, janë tmerri juaj.
Prisni se është fillimi. Ata do u groposin ju.
Ju që keqtrajtuat të rinjtë me qëllim, ju që keqtrajtuat me një urrejtje të jashtëzakonshme të rinjtë në protestë, prisni zemërimin e tyre, se absolutisht ju do pësoni atë që nuk e mendoni kurrë.
Do merrni atë që meritoni nga të rinjtë.
Ç’është kjo urrejtje, mor?
Keni mbushur qelitë me 12 adoleshentë sepse sipas jush adoleshentët nuk duhet të protestojnë, por duhet të rrinë në shtëpi.
Nuk duhet t’u urrejnë, por duhet t’u duartrokasin.
Jo mor jo, rinia shqiptare është zgjuar, do u fshijë ju.
Sepse ju jeni ata që qëndroni në themel të vjedhjes së tyre të tmerrshme, të varfërimit, mjerimit të tyre.
Dhe flet ti.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Lubia dhe Rama po shkatërrojnë dokumentet! Militantja e PS në krye të Kushtetueses nuk po zbardh vendimin qëllimisht

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, Lubia dhe Rama po shkatërrojnë dokumentet! Militantja e …