Irena BEQIRAJ
Në vitin 1976 ekonomisti Carlo Cipolla, në një ese argetuese prej 60 faqesh prezanton 5 ligjet themelore të një force që ai e perceptonte si kërcënimin më të madh ekzistencial për njerëzimin: budallallëkun .
Në bazë të perfitimit edhe humbjes që njeriu siguron njëherazi për veten edhe të tjerët ai i klasifikon njerëzit në katër kategori kryesore: inteligjentë, banditë, naivë edhe budallenjtë . Fillimisht ai e ndau këtë teori ai vetëm me miqtë e tij, më vonë ajo u bë e njohur ndërkombëtarisht dhe tani studiohet në shumë disiplina.
Ligji 1: Të gjithë, gjithmonë në mënyrë të pashmangshme e nënvlerësojnë numrin e budallenjve në qarkullim.
Pavarësisht se nga sa budallenjë dyshojmë se jeni të rrethuar, ne gjithmonë e nënvlerësojmë numrin total të tyre. Kjo ndodh sepse ne gabimisht i konsiderojme disa njerëz inteligjentë bazuar në karakteristika që ne besojmë se e përjashtojnë budallallëkun si puna, arsimimi, pasuria .
Për shembull, Zeqineja edhe Sara mund gabimisht të përjashtohen , nga kategoria e budallenjeve sepse janë deputete , por janë përfaqësueset më të denja të kësaj kategorie në Kuvend. Kjo na çon te ligji i 2-të:
Ligji 2: Probabiliteti që një person të jetë budalla është i pavarur nga çdo karakteristikë tjetër e atij personi.
Cipolla e konsideronte budallallëkun ” si një karakteristikë njerëzore, si të kesh flokë bjonde apo sy të zinj. Rrjedhimisht, ai nuk mund të mos shpërndahet përafërsisht në mënyrë të barabartë në të gjitha sferat e shoqërisë, pavarësisht nga niveli arsimor i njerëzve. “,
Ligji 3 : budalla është ai që i shkakton humbje një personi tjetër ose një grupi njerëzish, duke u përdorur pa arritur asgjë pozitive për veten.
Budallallëku për të cilin po flasim nuk është një defekt i lindur, por në rrethana të caktuara, njerëzit si në rastin e Zeqinesë dhe Sarës bëhen budallenj sepse ata e lejojnë që kjo të ndodhë. Budallallëku në ketë rast është arroganca edhe vetëmashtrimi të bashkuara në një formë të vetme duke e trasformuar njeriun në një mjet pa mend, që është i aftë për çdo të keqe dhe në të njëjtën kohë i paaftë për të parë se çfarë është e keqe. Ndaj budallallëku në këtë rast është një problem sociologjik.
Parë në këtë kontekst budallallëku nuk eshte një çështje të IQ-së, por përkundrazi eshtë mungesë e aftësive relacionale. Ndërsa banditët i bëjnë mirë vetes por dëmtojnë të tjerët , inteligjentët i bëjnë mirë vetes edhe të tjerëve , naivët i bëjnë mirë të tjerëve edhe keq vetes, budallejnë janë ata që dëmtojnë të tjerët dhe shpesh edhe veten.
Ligji 4 : Njerëzit jo budallenj gjithmonë e nënvlerësojnë fuqinë dëmtuese të individëve budallenj. Veçanërisht, njerëzit jo budallenj harrojnë vazhdimisht se në çdo kohë dhe vend dhe rrethanë komunikimi dhe/ose shoqërimi me njerëz budallenj gjithmonë rezulton të jetë një gabim i kushtueshëm.
Ligji 5 : Një budalla është më i rrezikshëm se një bandit.Në fakt, arsyeja e shëndoshë na thotë se njerëzit inteligjentë, sado armiqësorë të jenë, janë të parashikueshëm. Në të kundërt, njerëzit budallenj nuk janë të tillë . Ky ndryshim delikat i bën njerëzit budallenj tepër më të frikshëm sesa çdo kategori tjetër .
Duke lexuar 60 faqet plot ironi Carlo Cipollës , kupton që nuk ka kombinim më të rrezikshëm për një shoqëri se kur drejtohet nga “banditë” që rrethojnë veten me budallenj .
Ky është fati ynë i keq !
Gazeta RD