Sipas tij, Kosova ishte e para që krijoi partneritet me Aleacën e Atlantikut Verior dhe sot është e pavarur, por është nën sulmin e Vuçiçit dhe Rusisë.
Reagimi i kreut të PR, Fatmir Mediu
Ish-krerët e UÇK po persekutohen në Hagë!
Ata ishin të parët që krijuan partneritetin me NATO-n. Kosova sot është e pavarur, një vend në partneritet me BE, dhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por sot përballet me sulm të organizuar nga Vuçiç dhe Rusia.
Kongresi Amerikan foli qartë nëpërmjet Kongresmenit Keith Self, duke mbështetur fuqishëm anëtarësimin e Kosovës në NATO, si një shtyllë e rëndësishme për stabilitetin e rajonit të Ballkanit Perëndimor.
Tani i takon diplomacisë shqiptare dhe parlamenti shqiptar, duhet të gjejnë mënyra për të ngritur këtë çështje në çdo institucion.
Duhet të shtohet një pikë që Kuvendi i Shqipërisë mbështet anëtarësimin e Kosovës në NATO.
Gazeta RD