Protestë para Kuvendit, banorët: Po na vjedhin pronat!

Teksa pritet të mblidhet Kuvendi në seancë plenare, jashtë godinës është njoftuar një protestë qytetare.

Banorët e Durrësit që preken nga projekti TID në Durrës, po protestojnë para Kuvendit për të drejtat e tyre.

Ata akuzojnë Belinda Ballukun dhe kryeministrin Rama se po u vjedhin pronat.  

Ndërsa thonë se socialistët në parlament ngrenë me pa të drejtë kartonët për të miratuar vendime  në dëm të qytetarëve.

“Me këtë që po bën ky hajduti, bashkë me Belinda Ballukun (kriminele) vetëm një gjë të dijë, do ti vijë dita të ikë i pari, i dyti dhe të ikë vetë bashkë me ata basdarda parlamentar socialistë  që rrinë atje dhe ngrenë kartonin me të padrejtë”, tha një banore.

Bulevardi “Epidamn”, që lidh Bashkinë e Durrësit me hyrjen e portit, u ndërtua rreth një shekull më parë, pas tërmetit të rëndë të vitit 1926.

Rruga ndërroi disa herë emër, por është ngulitur në memorien e banorëve të Durrësit si “Rruga Tregtare” për shkak të dyqaneve në të dy anët e saj.

Si pjesë e qendrës historike, bulevardi “Epidamn” do t’i nënshtrohet një projekti rijetëzimi  të njohur si TID Durrës, i cili po realizohet përmes një marrëveshje bashkëpunimi mes Fondit Shqiptaro- Amerikan të Zhvillimit, Ministrisë së Kulturës dhe Bashkisë së Durrësit.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Dje përsëritët 22 shkurtin e vitit 1991! Akuzuat Belind Këlliçin njësoj si Azem Hajdarin dikur

Kryetari i PD, Sali Berisha gjatë debatit në Kuvend ka akuzuar mazhorancën se përsëritët 22 …