Shpërthen ish-ministri socialist/ “Rama i pangopur për pushtet politik dhe ekonomik

Arben MALAJ

Kriza e thellë morale e qeverisjes së Rilindjes mund të zgjidhet vetëm me dorëzimin vullnetar të imunitetit nga të gjithë deputetët, ministrat dhe çdo person me mandat politik në çdo nivel të saj.

Kjo bazohet ne analizat thellesisht profesionale te mediave shqiptare dhe te huaja.

Njekohesisht gjyqësori shqiptar, në çdo nivel, deri tek SPAK, duhet të minimizojë në maksimum arrestimin me burg, jo për të mbrojtur asnjë politikan, por për të mos cenuar asnje shqiptarë nga “prezumimi i pafajesisë”.

Rama, në opozitë, e ka shpallur disa herë dorëzimin vullnetar të imuniteteve, dhe kjo do të ishte një standard i lartë moral, që do të parandalonte qeverisjen me krimin dhe për krimin.

Në pushtet, meqë ka kaq shumë persona të kriminalizuar si kryetarë bashkie, deputetë dhe ministra si përzgjedhje vetem personale te tij, qartesohet se Rama nuk është orientuar asnjehere nga parimet dhe etika, por vetëm nga etja për pushtet te pangopur politik dhe ekonomik.

Që në 2006, siç e sqaron edhe Petro Koci në këtë video, Berisha, Bode dhe Alfred Prifti, të cilin e kisha larguar nga detyra si Drejtor I pergjithshem i Doganeve, dhe që Bode e gradoj sapo ri erdhi në pushtet në 2005 si Drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve, me paditën në prokurori për një “falje” gjobë.

Isha për studime në Harvard, mora leje dhe erdha menjëherë në Tiranë.

Nuk kërkova asnje mbështetje politike, por ndoqa vetem rrugën ligjore.

U paraqita me avokat në prokurori, dhashe sqarimet përkatëse dhe u ktheva në Harvard.

Prokuroria nuk gjeti asnjë shkelje dhe nuk e regjistroi fare çështjen, që do të thotë se nuk nisi as hetim.

Ne qendrinet e mia per ate qe duhet bere mire per vendin tonë,
po rekomandoj një zgjidhje për situatën kritike politike dhe ndalimin e mbijetesës police si deputet, si minister, i asnje Rilindasi që mund të kenë abuzuar me mandatet politike të dhuruara nga Rama.

Perball disa Rilindasve te perlyer deri ne grykë, është kompliment të të quajnë “ xhaketa të vjetra” se sa kapardisesh me xhaketa firmato të lyrosura nga etja për pushtet ekonomik dhe politik deri kriminalë, qe varfëron moralisht dhe ekonomikisht popullin e vendit tende.

About Krye Redaktor

Check Also

Vijon të rritet çmimi i qirave, një çati mbi kokë kthehet në luks për shqiptarët

Inflacioni në vend arriti në 2,3% në janar 2026, nga 1,9% që ishte në të …