Reforma zgjedhore/ Bylykbashi tregon kushtin e opozitës!

Është mbledhur sot Komisioni për Reformën Zgjedhore. Bashkëkryetari i komisionit, deputeti i PD, Oerd Bylykbashi tregoi qartë dhe kushtin e opozitës.

“Ky komision duhet të marrë më të mirën e proceseve të shkuara, të lërë mënjanë të gjithë faktorët që kanë çuar në dështimin e proceseve dhe një nga elementet është ajo që është rënë dakord këtu është miratuar nga parlamenti e nuk është përmbysur apo të jetë miratuar diçka tjetër. Kjo është parakusht që të ketë sukses.

Përndryshe do të ishte imponim rregullash të nëjanshme i papranueshëm si ai që ndodhi në 2020 apo ndryshime të njëanshme ndër vite. Kjo do të jetë korniza që do të na udhëheqë, cdo tjetër do të ishte e papranueshme”

Ekspertëve të zgjedhur të komisionit u kërkoi që të hartojnë një listë të çështjeve që duhen trajtuar në kuadër të reformës zgjedhore që kanë të bëjnë me sistemin zgjedhor pasi deformimet e tij prodhojnë dhe deformimin politik, pushtimin e zgjedhjeve nga shteti, problemet me votën e diasporës.

Bylykbashi u ndal dhe në çështjen e financimit të partive.

“Çështja e financimit të partive politike nuk duhet parë vetëm tek transparenca, por dhe a janë burimet e mjaftueshme, të shëndosha për të pasur një financim të tillë që nuk i bën të varura e vulnerabël karshi presioneve që vijnë nga shteti apo jashtë faktorëve shtetërorë. Më pas transparenca në shpenzim e raportim.

Kush është zgjidhja teknike më e mirë? Do jua lëmë ju që të na vini me propozime më të mira në përputhje me rekomandimet e ODIHR, apo Komisioni i Venecias apo BE.

Nëse mendohet se kjo është materie që mund të jetë e lehtë për tu ndryshuar më pas nga një maxhorancë qeverisë kurdo duke pasur ndikim mbi mënyrën si funksionojnë partitë politike, kjo do të ishte të paktën e dëmshme, por mund të shkojë dhe e rrezikshme. Zgjidhja duhet të jetë e shëndoshë teknikisht dhe konsensusi të jetë I plotë. Nëse qasjet nuk do të jenë të unifikuar.”

Nga ana e tij bashkëkryetari socialist Damian Gjiknuri tha se duhet të plotësohen të gjitha detyrat e dhëna nga Komisioni Europian.

Detyrat që na ka dhënë Komisioni Evropian duhet të plotësohen. Pavarësisht se drafti i partive politike, kërkon 71 vota, mazhornca e ka thënë në fjalën e saj se këtë ligj, duam ta trajtojmë në mënyrë konsensuale. Do të bëhet transparenca për fondet për të gjitha partitë. Përtej tensioneve politike, kjo gjë është e nevojshme, pasi do të ketë garë mes partive”, tha Gjiknuri.

About Redaksia

Check Also

Të zyrtarizohet grupi parlamentar 2B!

Belind KELLIÇI Së fundmi, brenda rilindjes në Parlament, është ravijëzuar një grup i ri parlamentar. …