Kryetari i PD, Sali Berisha, në një bashkëbisedim me qytetarët në rrjete sociale, u shpreh se dashuria është një forcë e pashtershme që transformon individin.
Ai uroi të gjithë shqiptarëve dhe veçanërisht të rinjve një Shën Valentin të gëzuar, duke theksuar fuqinë magjike të shpirtit, mendjes dhe trupit të njeriut, si dhe rëndësinë e dashurisë si energji përjetësisht ndërtuese.
Berisha: Mirëdita, dhe nga zemra u uroj të gjithëve ju që ndiqni këtë bisedë në rrjetet e mia sociale, dhe të gjithë shqiptarëve, gëzuar Shën Valentinin, ditën e fuqisë magjike, ditën e dashurisë, fuqisë magjike të shpirtit, të mendjes dhe trupit të njeriut.
Ditën e forcës së përjetshme, më të fuqishme, më transformuese të individit.
Uroj të gjithë të rinjtë në veçanti, por edhe të gjithë shqiptarët këtë ditë pasi dashuria është e pashtershme, është forca e shpirtit.
Gëzuar!
Gazeta RD