Gysi i kthehet ne ferr/ Urdhëroi arrestimin e qytetarit se i kujtoi verën 33 mijë euro

Një situatë e tensionuar është shënuar gjatë takimit të kryeministrit Edi Rama me banorët e Durrësit që preken nga projekti TID. Debati ka agravuar pas reagimeve të forta të disa qytetarëve, të cilët shprehën hapur kundërshtimin e tyre ndaj projektit.

Sipas pamjeve të shpërndara në rrjetet sociale nga deputeti Erald Kapri, një prej banorëve i është drejtuar kryeministrit me një koment verbal, pa shfaqur asnjë formë dhune apo kërcënimi fizik.

Menjëherë pas këtij momenti, Rama ka bërë një gjest në drejtim të policisë, çka është pasuar nga ndërhyrja e forcave të rendit dhe shoqërimi i qytetarit në komisariat.

Banorët e Durrësit kundërshtojnë projektin TID dhe thonë se shpronësimet po bëhen me vlera qesharake dhe në mënyrë selektive.

Pas takimit me banorët, Rama tha se është arritur një dakordësi me banorët dhe se do të bëhet vlerësimi i disa banesave që pretendohet se mbartin vlera kulturore.

Gjithashtu tjetër problem që do të rishikohet është dhe statusi i disa shtëpisë që nuk disponojnë hipotekë. Rama tha se projekti do të vijojë dhe se do të rishikohen referencat e reja përsa i përket vlerës së dëmshpërblimit të shtëpive./

About Krye Redaktor

Check Also

Protestuan kundër Ramës në Durrës, ndalohen nga policia disa qytetarë

Disa persona janë shoqëruar nga Policia e Durrësit gjatë protestës së zhvilluar jashtë ambienteve të …