Rama konfirmon Grushtin e Shetit/ “Do ndryshoj ligjin për të mos lejuar hetimin e ministrave”

Rama nuk do të lejojë arrestimin e Ballukut duke sfiduar hapur drejtësinë dhe duke i shkuar deri në fund “Grushtit të Shtetit”.

Ashtu siç e kishte paralajmëruar, kryeministri Edi Rama tha se ditën e hënë së bashku me Taulant Ballën dhe Ulsi Manjën do të prezantojnë nismën për ndryshimet ligjore që synojnë mbrojtjen e ministrave nga masa e pezullimit nga detyra. Kjo lëvizje e qeverisë vjen pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që la në fuqi vendimin e GJKKO për pezullimin e Belinda Ballukut nga detyra.

“Të hënën në cilësinë e deputetit, unë si deputet, së bashku me kryetarin e grupit Taulant Balla dhe kryetarit të komisionit të ligjeve, Ulsi Manja do të depozitojmë nismën për të adresuar boshllëkun. Nisma do t’i paraqitet grupit parlamentar, ditën e hënë në mëngjes dhe do jetë transparente për opinionin publik, pasi do të bëhet me prani të medias”, tha Rama në podkastin  “Flasim”.

About Krye Redaktor

Check Also

Brukseli kundër “Bodit të Paqes” të Trump

Udhëheqësit evropianë kritikuan “Bordin e Paqes” të presidentit të SHBA- së Donald Trump për anashkalimin …