Balliu: Më 20 shkurt protestë masive kundër Narko-qeverisë së Ramës!

Gjatë fjalës së tij në Foltoren e radhës të PD para Kryeministrisë, deputeti Klevis Balliu, u shpreh se qeveria aktuale ka krijuar një “narko-shtet” që ka masakruar ekonominë e vendit përmes pastrimit të parave të drogës në sektorin e ndërtimit.

Ai akuzoi se siguria kombëtare e Shqipërisë ka qenë nën kontrollin e figurave të lidhura me krimin e organizuar, duke përmendur konkretisht Ergys Agasin, i cili vepronte sipas udhëzimeve të kryeministrit Edi Rama.

Balliu denoncoi gjithashtu skemën e re të quajtur “qeveria elektronike”, e cila synon të eliminojë garat dhe tenderët, duke mundësuar dhënien e kontratave në mënyrë direkte, dhe theksoi përfshirjen e karteleve kriminale pas këtyre manovrave, duke përmendur emra si Suel Çelës dhe familjen Çopja.

Fajala e tij

Sapo jam kthyer nga një takim me kolegë të ndryshëm, deputetë, përfaqësues të niveleve të larta, zyrtarë të lartë dhe të komunitetit ndërkombëtar, dhe duhej t’u shpjegoja se si ka mundësi që një vend i bekuar nga Zoti jeton sot në varfëri ekstreme dhe në mungesë totale të sigurisë. E kur u flisja se si koordinatori i krimit të organizuar, Ergys Agasi, me bekimin dhe nën udhëzimin e Edi Ramës, kontrollonte sigurinë kombëtare të Shqipërisë, veshët dhe sytë e tyre nuk u besonin atë çfarë po u thosha.

Por falë Zotit, sot më shumë se çdo herë tjetër, akuzat e opozitës janë vërtetuar në arenën kombëtare dhe ndërkombëtare nëpërmjet mediave dhe nuk ka shqiptar apo i huaj që nuk e di se në Shqipëri ka një narko-qeveri që ka masakruar ekonominë e vendit, duke pastruar paratë e drogës në fushën e ndërtimit.

Dhe sot, në vend që të kemi një kthesë nga qeveria, ata dalin me një skemë tjetër për të mbrojtur aferën e AKSHI-t, me atë që këta e quajnë qeveri elektronike. Një qeveri e cila ka për mision që në Shqipëri mos të ketë më garë, mos të ketë më tenderë, por që vendoset në mënyrë direkte, siç bën me Kajo SHPK, duke e bërë edhe AKSHI SHPK, të vendoset me VKM nga Edi Rama dhe katër-pesë bashkëpunëtorë të tij. Bashkëpunëtorë pas të cilëve patjetër fshihen kartelet që ne zbuluam te AKSHI, si karteli i Suel Çelës, i Çopjave dhe i të gjithë banditëve që i shoqërojnë ata.

Dhe kjo qeveri ka fytyrën të dali dhe të na flasë se Partia Demokratike qenka partia e dhunës.

Tani do të më duhet të them dy fjalë për pjesën historike. Partia Socialiste është një parti që ka lindur për të vrarë në ‘44-ën nga Popoviçi dhe, në fakt, vrau për 50 vjet shqiptarët. Më pas u rrëzua nga qytetarët, u rrëzua nga Partia Demokratike për të sjellë demokracinë, për të ndërtuar demokracinë në Shqipëri. Dhe çfarë bënë gjakatarët? U kthyen në pushtet me revolucionin e vrasësve, me në krye Zan Çausha e kompani, kriminelë të tjerë. Prapë, me vrasje e morën pushtetin.

Dhe çfarë bënë tjetër? Në ‘98-ën, si asnjë parti tjetër në gjithë botën, i bënë atentat deputetit të opozitës, Azem Hajdari, pikërisht në sallën e parlamentit. Dhe kur nuk arritën ta asgjësojnë aty, janë po këta kriminelë që, me uniformat e policisë të Partisë Socialiste, e asgjësuan dhe vranë liderin e demokracisë pikërisht në selinë e Partisë Demokratike.

Dhe janë po këta banditë dhe është po kjo parti që rikthehet në pushtet në 2013-ën me aleancën e qelbsirave, me aleancën e karteleve, me aleancën e Hajrave, Bajrave, Avdylajve, Suel Çelës dhe Çopjave, Troplinëve, të gjithë kartelet që sot janë arsyeja themelore e mungesës së sigurisë dhe e shkatërrimit të ekonomisë së Shqipërisë. Dhe këta na flasin ne se ne jemi partia e dhunës.

Ne nuk jemi parti e dhunës, ne jemi parti e misionit. Misioni ynë është një dhe i vetëm: forcimi i demokracisë, integrimi i Shqipërisë në Europë dhe, pa diskutim, ne jemi gati të bëjmë gjithçka për të mbrojtur demokracinë dhe Shqipërinë.

Dhe kush nuk e beson, të hapë sytë më 20 shkurt, më shumë se kurrë, në përballje me narko-regjimin. Rroftë Shqipëria, rroftë shqiptarët!

About Redaksia

Check Also

Ku jemi këto 100 ditë në drejtimin e Bashkisë Vlorë nga kryetarja jolegjitime?

Nga Rezenbrik SERJANI ADMINISTRATA E 9 NËNTORIT, KRYESUAR NGA KRYETARJA JOLEGJITIME e Bashkisë Vlorë, BËN …