Berisha: 20 shkurti do jetë kryengritja më e fuqishme që ka njohur Shqipëria që nga përmbysja e shtatores së Enver Hoxhës!

Lideri i opozitës, Sali Berisha, duke folur për protestën e ardhshme të opozitës tha se, 20 shkurti do jetë kryengritja paqësore më e fuqishme që ka njohur Shqipëria që nga përmbysja e shtatores së Enver Hoxhës.

-Zoti Berisha, së shpejti në parlament do të mbërrijë një projektligj për amnistinë penale. Edhe pse mazhoranca i ka votat e nevojshme, cili do jetë qëndrimi i deputetëve të opozitës?

Sali Berisha: Qëndrimi i deputetëve të opozitës është i qartë, absolutisht asnjë person i dënuar për korrupsion nuk mund të përfitojë nga amnistia penale.

Asnjë punonjës i kësaj administrate, i dënuar për lidhje me krimin, nuk mund të përfitojë.

Këto janë.

Përndryshe, amnistitë për personat e tjerë, janë një rutinë e pëvitshme që bëhet zakonisht në prag të vitit të ri, por këta kushedi pse…

Ky është qëndrimi ynë. Ne nuk pranojmë të amnistohet asnjë njeri i dënuar për korrupsion.

-Zoti Berisha, ju na prezantuat një libër ditëm e sotme. Ndoshta SPAK u thërret dhe ju pyet për financimin. A jeni të gatshëm të jepni shpjegime?

Sali Berisha: Mirë që e the këtë, sa bukur. Çfarë bëjnë këta tani? Thërrasin njerëz dhe i pyesin, ku i mori naftën Sali Berisha kur bëri foltoren. Absolute kjo që po u them.

Se kjo ka lidhje me dosjen Partizani. Ish-xhelati i Sigurimit të Shtetit, Arben Kraja dhe Altin Troplini, kanë futur në hetim naftën që ka përdorur Sali Berisha deputet për të bërë foltoren.

Dhe mund t’u them shumë raste të tjera.

Kanë thirrur Ledina Aliollin, të cilin në vitin 2023 e kanë pyetur se nga i more ti paratë e stilolapsave që bleve për fushatë.

E kuptoni apo jo?

E kuptoni se çfarë bëjnë këta?

-Por në fakt zoti Berisha, është detyrë funksionale e SPAK të hetojë pasurinë e zyrtarëve të lartë? Pse relativizohet kjo gjë?

Sali Berisha: Po, sepse ata kanë bërë një veting 32-vjeçar, jam i vetmi person, e thashë edhe njëherë, kanë kërkaur hetimin e mbesave të mia, katër vite pa lindur ato.

Pra, absolutisht asnjë objeksion për hetimin e pasurive, por e kanë hetuar, e kanë stërhetuar dhe kanë gjetur zero shkelje ligjore.

Familjarët e mi nuk kanë përfituar kurrë nga fondet publike.

Kanë gjetur se është zbatuar ligji dhe vetëm ligji.

Dhe kanë gjetur gjithsej në 54 vite punë si mjek dhe në politikë bashkë me bashkëshorten, 100 mijë euro dhe një apartament 45 metër më të madh se sa ishte.

Zoti Berisha, për t’u rikthyer edhe njëherë pyetjes së parë. A do e votojë opozita ndryshimin e nenit 242 të Kodit të Procedurës penale që propozon qeveria?

Sali Berisha: Kurrën e kurrës. Ai është nen që prek të ardhmen e çdo shqiptari.

Ai është nen që dënon çdo qytetar shqiptar me mbylljen e dyerve të integrimit.

Ne jo vetëm që nuk do e votojmë, por do e kundërshtojmë atë në mënyrën më të fuqishme.

Dhe 20 shkurti do jetë dita e kryengritjes së madhe kundër korrupsionit. Do jetë dita e kryengritjes së madhe kundër narkodiktatorit, kundër organizatës kriminale dhe kreut të saj.

Ju ftoj të gjithë me 20 shkurt në kryengritjen paqësore më të fuqishme që ka njohur Shqipëria që nga përmbysja e shtatores së Enver Hoxhës gjer sot.

About Redaksia

Check Also

Hetimet politike ndaj liderit të opozitës/ Malltezi boton librin: 35 falsifikime nga prokurorët me fakte dhe foto…

Drejtuesi i Departamentit të mjedisit në Partinë Demokratike Jamarbër Malltezi ka publikuar së fundmi një …