Lideri i opozitës, Sali Berisha u ka bërë thirrje institucioneve kombëtare dhe ndërkombëtare të hetojnë presionin dhe kërcënimet e kryeministrit Edi Rama mbi gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, për rastin e zëvendëses së tij, Belinda Balluku, e pezulluar me vendim të GJKKO-së dhe kërkesë të SPAK.
Berisha: Dua të bëj me dije, dhe u bëj thirrje autoriteteve kombëtare dhe ndërkombëtare, të hetojnë qëndrimin e tij kërcënues ndaj gjykatësve kushtetues.
Të hetohen të gjitha telefonatat e tij të bëra edhe pas mesnate, kërcënimet e tmerrshme që u janë bërë gjyqtarëve që të votojnë për rrëzimin e anulimit.
Janë lehtësisht të gjetshme, ndaj dhe kërkoj hetimin me urgjencë, marrjen e tabulateve të numrave të të gjithë familjes së tij.
Telefonatat e bëra pas mesnate e tregojnë atë një padrino, një njeri që është i gatshëm të shkelë çdo ligj, çdo rregull për të mbrojtur vjedhjet e tij.
Akte të shëmtuara, ndaj dhe tani qytetarët e kanë në dorë.
Unë edhe njëherë sqaroj qytetarët shqiptarë se të gjitha këto masa, si amendamentet për mbrojtje personale të Edi Ramës dhe banditëve të tij, amendamenti për privatizimin e tenderave të kopshtit privat të Edi Ramës, dëshmojnë se ky njeri është i pangopur në vjedhjen e qytetarëve.
Dhe tani mashtron qytetarët në turpin më të madh duke u thënë se ka funksione të padelegueshme.
Njeriu, që si kryeministër, ka deleguar me qindra herë firmën e tij zëvendësve, tani u thotë shqiptarëve se ka funksione të padelegueshme.
Kushtetuta e Shqipërisë nuk njeh asnjë funksion të padelegueshëm.
Ndaj dhe jep dorëheqjen më mirë.
Unë të kuptoj dhe po të ndjekim me shumë vëmendje.
Po bën gjithçka, por të garantoj se asgjë në botë nuk të shpëton dot ty nga verdikti i shqiptarëve.
Gazeta RD