Berisha: Edi Ramës i ka ardhur fundi! Beteja e opozitës nuk është për Lubinë, por kundër tij personalisht!

Kryetari i PD, Sali Berisha deklaroi gjatë një konference shtypi se, Edi Ramës i ka ardhur fundi. Ai tha se, beteja e opozitës nuk është për Lubinë, por kundër tij personalisht.

Berisha: Kjo që po ndodh po ndodh nga një kryehajdut në rreth të kuq, i cili, të dashur qytetarë dhe qytetare, ka jo një, jo 10, jo 100, por ka qindra e qindra firma për plaçkitje dhe grabitje, qoftë të buxhetit, qoftë të taksave tuaja, qoftë të pasurive tuaja publike.

Edi Ramës i ka ardhur fundi.

Më 20 shkurt të vitit 1991, qytetarët shqiptarë nën moton, ta shporrim qelbësirën, kaluan mbi tanke, autoblinda, mitraloza dhe në kryengritje paqësore përmbysën shtatoren e atit shpirtëror të Edi Ramës, që kishte varfëruar shqiptarët në shkallën më ekstreme, i kishte shtypur ata në mënyrën më mizore.

Edi Rama i ka vjedhur shqiptarët sa askush tjetër në tërë historinë e tyre.

Edi Rama po u thotë shqiptarëve se tani merrni Belindën, merrni Lubinë dhe mua nuk do keni më ç’të më bëni kurrë mua dhe ministrave të tjerë.

Beteja e opozitës nuk është për Lubinë, e kemi theksuar dhe e theksojmë 100 herë, jo, beteja e opozitës dhe e shqiptarëve është personalisht kundër Edi Ramës, autorit famëzi të sistemit më kleptokratik që ka njohur Shqipëria dhe të narkoshtetit.

Qytetarët unk mbushin rrugët dhe sheshet për Lubinë.

Qytetarët mbushin rrugët vetëm për Edi Ramën.

Ata duan largimin e tij të menjëhershëm nga posti i kryeministrit si një uzurpator.

About Redaksia

Check Also

Arrestimet politike nuk na frikësojnë! Rinia do të ngrihet më 20 shkurt, ashtu si para 35 vitesh, për lirinë dhe kundër hajdutërisë!

DEKLARATË PËR MEDIA, NËNKRYETARI I FRPD, JURGEN SPAHO Nëse Edi Rama mendon se do të …