Kryetari i PD, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat pasi doli nga godina e SPAK tha se, Irena me 5 mbiemra mashtroi për një apartament në Fier dhe një apartament e dy garazhe në Tiranë, për këtë krim meriton disa vite burg.
Berisha: Kthehemi aty ku është turpi i turpit të turpit të sistemit të drejtësisë, dëgjoni tani për Irenën me 5 mbiemra.
Dëgjoni tani!
Irena me 5 mbiemra, i ndjeri komisioner Dariel Sina, e kishte kapur në krime të shëmtuara gjatë deklarimit të pasurive.
Irena me 5 mbiemra nuk ka deklaruar apartamentin me sipërfaqe 63.65 metër katrorë në Fier. Apartament banimi, sipërfaqe 2 plus 1.
Kjo fshehje pasurie është justifikuar nga Irena me 5 mbiemra dhe ka fituar, natyrisht se është shoqe e ngushtë e Lindës së Surrelit dhe disa personave të tjerë me pushtet.
Ka qenë një këshilltare besnike e Ergys Agasit.
Pra, Irena me 5 mbiemra, kur është kapur mat me mashtrimin, ka thënë e harrova, e kisha harruar.
Mos harroni se për një garsionere i kanë nxjerrë gjykatësit, i kanë flakur në rrugë, jo se e kanë harruar, por se e kanë deklaruar se e kanë dhuratë nga i ati i vet.
Por Irena nuk është vetëm kaq. Jo.
Irena që mbrohet nga llumi i llumit të këtij sistemi, apartamentin tjetër në Tiranë me sipërfaqe 66 metër, të cilin thotë njëherë se e bleva me 10 mijë euro, dhe pastaj këtë çmim e rrit në 22 mijë euro.
Ku i paratë, i thonë, kam harruar thotë. Reale kjo.
Nuk ka treguar burimin e parave që ua ka marrë ryshfet klientëve të saj.
Kjo është gjykatësja.
Dhe prandaj Dariel Sina, këtë e përjashtonte nga sistemi.
Por së fundmi nuk mbaron këtu.
Irena me 5 mbiemra, ka fshehur dy garazhe në Tiranë. Nuk i ka deklaruar në procesin e vlerësimit të vetingut.
Pra, vetëm me këto, Irena me 5 mbiemra, meriton disa vite burg për fshehjen e pasurive të paligjshme.
Ajo mbahet si monumenti më i shëmtuar i sistemit që përfaqëson.
Gazeta RD