Drejtori i ri i AKSHI-t është ai që dha tenderin 75 milionë euro për baxhanakun e Edi Ramës!

Lideri i opozitës, Sali Berisha, në një deklaratë për media, tha se, drejtori i ri i AKSHI-t është ai që dha tenderin 75 milionë euro për baxhanakun e Edi Ramës.

Berisha tha se rroga e Tafës u rrit për t’i përshtatur klanit Rama dhe se AKSHI po shndërrohet në një “sipërmarrje shtetërore private” nën kontrollin e Edi Ramës.

Berisha: Zonja dhe zotërinj, dua t’u njoh me disa zhvillime të fundit, po në këtë linjë.

Në krye të kopshtit privat të tij, AKSHI-t, vendoset famëziu Igli Tafa.

Çfarë përfaqëson Igli Tafa?

Drejtorin e Sigurisë Kibernetike, i cili është edhe autori i tenderit 75 milionë euro për baxhon e Ramës apo për kunatin e florinjtë të Linda Ramës, në të cilën nuk vërtetohet asnjë punim, asnjë shpenzim, përveç plaçkitjes nga thesari i shtetit të 75 milionë eurove, nga të cilat transhi i fundit prej 25 milionë u lëvrua meurdhër direkt të Edi Ramës nga Ministri i

Financave një muaj më parë dhe unë e denoncova në këtë sallë, e denoncova edhe në parlament.

Pra, Igli Tafa është një kukull, një vegël e klanit të Surrelit që do të majmet me çdo çmim nga AKSHI, nga i cili kanë plaçkitur qindra e qindra milionë euro.

Igli Tafa ka pasur një rrogë dy herë më të madhe dhe Edi Rama ka marrë përsipër t’i rregullojë rrogën.

Edi Rama po krijon tani AKSHI-n si sipërmarrje shtetërore private ku duart e zeza të klanit Rama nëpërmjet klanit Frangu shtrihen dhe e kapin plotësisht.

Pra, Edi Rama nuk heq dot kurrë dorë nga vjedhja, është i gatshëm gjer minutën që do qëndrojë në pushtet, të vjedhë gjer në palcë qytetarët shqiptare.

About Redaksia

Check Also

Analisti: Rasti i Irena Gjokës është një nga kulmet më të errëta që provon se çfarë është SPAK

Nga Ndriçim KULLA Çfarë mund të ndodhë në një çast në historinë e një shoqërie kur …