Ibraj: Regjimi i Ramës ka humbur çdo limit, moral dhe sens drejtësie! Zëri i rinisë nuk do të mbyllet kurrë!

Në protestën e mbajtur para Kryeministrisë, sekretarja për Rininë në Partinë e Lirisë, Anisa Ibraj akuzoi qeverinë për një agjendë të qëllimshme për largimin e rinisë nga Shqipëria.

Gjatë fjalimit të mbajtur në Foltoren para godinës së Kryeministrisë, Ibraj e cilësoi qeverinë si një “regjim që ka humbur çdo limit, moral dhe çdo sens drejtësie”. Ajo akuzoi drejtpërdrejt kryeministrin Rama për urdhërimin e arrestimeve të qytetarëve dhe përdorimin e dhunës, veçanërisht ndaj rinisë që proteston.

Ibraj bëri thirrje për një front të përbashkët kundër dhunës, padrejtësisë dhe asaj që e cilësoi strategji për shpopullimin e vendit, duke theksuar se “zëri i rinisë nuk ndalet dhe nuk do të mbyllet kurrë”.

Fjala e saj

Ju, që me guxim i thatë, o hajdut, grabitësit të pronave tuaja. Arrestimet nuk munguan për këtë të vërtetë të thënë. Rama, që urdhëron live arrestimet e qytetarëve, do përfundojë i arrestuar nga populli. Sot jemi këtu për t’i thënë mjaft një regjimi që ka humbur çdo limit, moral dhe çdo sens drejtësie. Një regjim që përdor dhunë ndaj qytetarëve të këtij vendi, por mbi të gjitha ndaj rinisë që guxon të kërkojë të drejtat më elementare: të shprehet, të protestojë dhe të jetojë në një vend të lirë. Nuk është rastësi që policia arreston të rinjtë tanë, të cilët ju bashkuan protestës së 10 shkurtit. U ngritën për të kërkuar një të ardhme më të mirë, drejtësi dhe dinjitet dhe përgjigja: frikë, presion, hekura.

Nuk është rastësi që duan të na heqin zërin, të na mohojnë të drejtën për të protestuar dhe të na detyrojnë të largohemi nga vendi. Kjo është agjendë e qartë e kryehajdutit dhe bandës së tij, që synon të shpopullojë Shqipërinë dhe të mbajë të rinjtë nën kontroll me frikë. Shikoni pasojat, çdo arrestim nuk prek vetëm të rinjtë, prek familjet shqiptare, prek komunitetin dhe prek shpresën. Prindërit që shohin fëmijët e tyre të ndëshkuar për guximin, qytetarët që nuk guxojnë të ngrihen dhe rinia që detyrohet të largohet për të shpëtuar të ardhmen e vet. Kjo është politika e kreut të vjedhësve, të mbërthejë gjithçka duke frikësuar.

Por ne nuk ka hajdut që na frikëson. Rinia shqiptare nuk ka dhunë që e ndal, nuk ka hekura që rinisë t’i privojnë lirinë. Nuk do t’i lejojmë më të na privojnë, të na ulin zërin, të na mohojnë të drejtën për të protestuar. Çdo arrestim është një thirrje për bashkim, çdo tentativë për të shpopulluar vendin tonë është një thirrje për rezistencë. Hajduti i pronave, hajduti i taksave të shqiptarëve, kryehajduti i Shqipërisë duhet ta ketë të qartë se të rinjtë nuk tremben dhe se familjet shqiptare nuk dorëzohen.

Ky është momenti kur gjithë vendi duhet të ngrihet kundër dhunës, kundër padrejtësisë, kundër shpopullimit që ai po bën. Sot nuk ngremë zërin vetëm për të rinjtë e arrestuar, ngremë zërin për të ardhmen e Shqipërisë, për të gjithë ata që nuk duan të largohen me dhunë nga regjimi dhe për dinjitetin e çdo shqiptari. Mos harroni, zëri i rinisë nuk ndalet, nuk mund të mbyllet dhe nuk do të mbyllet kurrë. Prandaj sërish të gjithë bashkë, të patrembur, më 20 shkurt t’i tregojmë që nuk na ndal as burgu e as frika për të dëbuar një sekondë e më parë një hajdut si ky. Liri për të rinjtë, liri për Shqipërinë.

About Redaksia

Check Also

Ku jemi këto 100 ditë në drejtimin e Bashkisë Vlorë nga kryetarja jolegjitime?

Nga Rezenbrik SERJANI ADMINISTRATA E 9 NËNTORIT, KRYESUAR NGA KRYETARJA JOLEGJITIME e Bashkisë Vlorë, BËN …