Rama shkrin prokurorinë dhe gjykatat/ “Nuk njohim gjykatësit dhe prokurorët”!

“Nuk ka prokuror e gjykatës që ve në dyshim vendimet sovrane të qeverisë”! Kështu ka deklaruar Kryeministri Edi Rama, në mbledhjen e grupit parlamentar të PS, ku po prezantohen ndryshimet për pezullimin e zyrtarëve të lartë, nuk synohet cënimi i të drejtave dhe pavarësisë së gjyqësorit.

Sipas tij, i pavarur nuk është vetëm pushteti gjyqësor, por edhe pushtetet e tjera, ndaj sipas tij nuk ka gjykatës e prokuror që vë në dyshim vendimet e marra nga qeveria.

“Nuk ndodh në histori që të merret një vendim i tillë. Në vend që të merret një vendim i bazuar në arsye kushtuese, merret i bazuar në politikë. Nuk është thjesht në Shqipëri por dhe në vende më të zhvilluara se Shqipëria. Vijmë te mosvendimi. Çdonjëra nga ato figura që u përmendën të mos jenë vulnerabël. Ne këtë nuk mund ta lejojmë. Kjo s’ka lidhje fare me asnjë cënim të të drejtave që i jep pushteti, pas 100 vitesh. Vazhdojmë ta garantojmë ne deri sa të bëhet një garanci e pakthyeshme nga askush.

Ne jemi të pavarur për të marrë vendime. Vendimet tona janë sovrane dhe nuk ka prokurorë dhe gjykatës që t’i vënë në dyshime. Vendimet për pezullime sikur njerëzit të ishin simite”, tha Rama.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Autoritetet kombëtare dhe ndërkombëtare të hetojnë kërcënimet e Ramës ndaj gjykatësve kushtetues

Lideri i opozitës, Sali Berisha u ka bërë thirrje institucioneve kombëtare dhe ndërkombëtare të hetojnë …