Berisha: Kushtetuesja la në fuqi vendimin e pezullimit! Ne jemi të përkushtuar në kryengritjen paqësore të shqiptarëve

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, Gjykata Kushtetuese ka lënë në fuqi vendimin e pezullimit, duke hedhur poshtë pretendimet e kryeministrit Edi Rama se bëhet fjalë për një “mosvendim”.

Berisha theksoi se, sipas ligjit për rrëzimin e vendimit duheshin pesë vota dhe fakti që ato nuk u siguruan do të thotë se vendimi i prokurorisë mbetet në fuqi.

Marsi Korreshi, SYRI TV: Duke gjykuar se në vitin 2002, Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar një nismë të ngjashme në atë kohë për të mbrojtur kreun e KLSH-së, nëse socialistët e miratojnë me votat e tyre do ta çoni në Gjykatë Kushtetuese nismën për mbrojtjen nga pezullimi.

Sali Berisha: Siç e patë ju, Gjykata Kushtetuese, nuk hodhi poshtë, por la në fuqi vendimin e prokurorisë. Edi Rama përpiqet që ta cilësojë mos vendim atë. Gënjeshtër. Përgjer sa ligjvënësi ka përcaktuar se për të hedhur poshtë vendimin duhen 5 vota, do të thotë gjykata nuk bëri dot 5 vota, e la në fuqi.

Pra, ai nuk është miratim, por vendim lënie në fuqi. Nga ligji, e ka lënë ligji. Nuk kemi të bëjmë me mungesë korumi. Jo.

Kemi të bëjmë me kundërshti të rreptë, të prerë të kërkesës së Edi Ramës nga 4 gjykatës.

Tani a do shkojë në Gjykatë Kushtetuese apo në kryengritjen paqësore, kjo do të diskutohet.

Por ne jemi të përkushtuar në organizimin e kryengritjes paqësore të qytetarëve shqiptarë, të cilët kanë një shkallë zemërimi të pakufishëm ndaj Edi Ramës.

About Redaksia

Check Also

Berisha: 20 shkurti dita e kryengritjes më të madhe paqësore në histori!

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, 20 shkurti dita e kryengritjes më të madhe …