“Duart e pastra” dhe heqje imuniteti/ Ish-ministri socialist paralajmëron largimin e Ramës nga Shqipëria

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, i ftuar në A2CNN, deklaroi se Shqipëria sot ngjan me situatën që kaloi Italia me “duart e pastra”, kur kryeministri i asaj kohe, Bettino Craxi, u largua për në Tunizi për shkak të akuzave në rritje për korrupsion.

“Shqipëria e sotme krahasohet me situatën kritike që kaloi Italia me “duart e pastra”, që u detyrua të hiqte imunitetin, dhe kryeministri i saj, Bettino Craxi, që si ekonomist vlerësohej në Itali, por për shkak të akuzave për korrupsion u detyrua të largohej nga vendi, të shkonte në Tunizi dhe të linte amanet që varri i tij të shikonte nga Italia, por të mos e çonin kurrë në Itali nëse nuk e shpallnin të pafajshëm”, tha Malaj.

“Abuzimi me pushtetin e ka gjithmonë një fund. Unë përmenda një rast, të një personaliteti të politikës italiane, i vlerësuar për reformën në ekonomi dhe zhvillimin e vendit, por për shkak të korrupsionit u arratis në Tunizi. Si Gruevski që iku në Hungari”, shtoi ish-ministri i Financave.

About Krye Redaktor

Check Also

Përplasje në Asamblenë e PS në Fier, socialistët sulmojnë Ballukun, Rama e merr në mbrojtje!

Asambleja e Partia Socialiste e Shqipërisë për qarkun Fier, e zhvilluar në ambientet e Teatri …