Nga Basir ÇOLLAKU
Teksa Rama merret me marketin e propogandës, në pritje të udhëtimit të tij të lajmëruar në Uashington, në takimin e Bordit të Paqes, ku konfirmimet për pjesëmarrje janë në shumicë nga ministrat e jashtëm, përfaqësuesja e Uashingtonit në Tiranë, Nancy VonHorn, zbret në një takim tek Niko Peleshi. Aty ku janë dy çrregullim ekstreme të thelluara drejtësie. Kërkesa nga Prokuroria e Posaçme për heqje imuniteti dhe arrestim të ministres Belinda Balluku e zvarritur pa shqyrtim prej muajsh. Dhe së dyti drafti i Ramës për të ndryshuar Kodin e Procedurës, nenin 242, e ndoshta gjatë rrugës edhe Kushtetutën.
Objekti i qartë. Mbron veten, mbro ministrat, disa gjykatës, përballë SPAK. Përpjekje e dukshme korruptive. Rama vesh çdo xhaketë të mundshme, jashtë formatit të detyrës, sepse i duhet një racion oksigjeni në një sallë të mundshme me presidentin Trump, apo ndoshta sekretarin Rubio, për të shpresuar në një foto. Një shkrepje rutinore, të cilën mendon ta sjellë në Tiranë, thua se ka marrë statujën e lirisë me vete, si dhuratë amerikane për paqen globale.
Sëmundja e panikut prodhon çudira. Kjo është një tinëzi depresive për ta parë qorrat e dëgjuar shurdhët, se izolimi amerikan dhe evropian ndaj Edi Ramës nuk ëhtë i vulosur tërësisht. Njëlloj si tentativa absurde, si të bësh bukë gruri me miell misri.
Agjenda e administratës Trump në Tiranë ka pasur mesazhe të forta. Zyrtarët e lartë vizitorë në Shqipëri, kanë pasur adresë të pandryshueshme Prokurorinë e Posaçme, mbështetjen e saj. Nuk e kanë takuar kryeministrin. Refreni i tyre është luftë trafikut të drogës, krimit të organizuar, pastrimit të parave, bandave të kokainës, të cilësuara kartele teroriste. Grupet kriminale shqiptare të trafikut të drogës në Amerikën Latine, janë një alarm amerikan debatuar edhe në kongres e senat.
Cilin Ramë do të ketë presidenti Donald Trump në takim?!
Natyrisht nëse nuk do kemi një format ku miqtë shumica ministra, e komiku ynë KM, do të kenë mikpritës sekretarin e shtetit Marco Rubio. Rojters dje dhe media zviceriane sot kanë bërë një kujtesë vizëkuqe se KM shqiptar po mbron zëvëndësen e tij të pandehur ministren Belinda Balluku, duke mos lejuar hetime, e duke mos hequr imunitetin për arrest. Njëherësh duke ndryshuar ligje për të vazhduar mbrojtjen për vete dhe ministrat. Një beteje e pafalshme kundër drejtësisë. Zviceranët kujtuan shakanë e shëmtuar e idiote të Ramës në adresë të presidentit Donald Trump, në zgërdhirjen me presidentin francez Macron dhe atij të Azerbajxhanit Aliyev
Do të jetë njeriu me më shumë ngarkesa penale në sallë.?!
Individi drejtues i një vendi, ku media botërore, e raportet ndërkombëtare, e kanë etiketuar narcoshtet.
Do të ketë në sallë binjakun e Nicolas Maduros, ish narkokryeminsitrin e arrestuar nga USA.
Do të ketë mikpritësin e të sanksionuarit Luftar Hysa, akuzuar për lidhjet me kartelin meksikan Sinaloa
Do të ketë korruptuesin e Charles mcGonigal, ish-zv drejtorin e FBI të Nju Yorkut, tashmë i dënuar, agjenti i përfshirë në sajesën e dosjes ruse kundër presidenit Trump
Do të ketë kryeminisitrin flirtues me bizneset ruse e kineze në Shqipëri, duke ekspozuar sigurinë kombëtare të të dy vendeve
Do të ketë KM ku drejtësia e investuar nga USA ka ngritur akuzë për dy organizata kriminale në godinën e qeverisë, për zëvëndesen e tij Balluku dhe AKSHI, sërish varësi e tij
Do të ketë tenderdhënësin e Tigrave 1 dhe 3 të energjisë në Vlorë, ku ish-ambasadorja Kim u bë drejtoreshë
Do të ketë dorëzuesin e porteve te rusët e kinezët e arabët.
Do të ketë bufonin e Soros, dollibashin e dasmës së Aleksit.
Do të ketë një të pandehur potencial që kërkon pastrim kimik dhe amnisti..!!
Vonë, shumë vonë. Ëndlrra amerikane e Ramës përfundon në SPAK..
Gazeta RD