Kryetari i PD, Sali Berisha tha në mbledhjen e grupit parlamentar se, nuk është gjë Epstein se çfarë është Ergys Agasi për Shqipërinë, Shërbimin Informativ e kishte në xhep.
Berisha: Ky ka humbur çdo moral.
A e dëgjuat dje se si i përulej si lëngaraq Mirlindës së krimit?
Se ka hall se mos bëhet pentito.
Ekzakt.
Po si mund të admirosh një njeri, në sipërmarrjen e të cilës janë marrë pengje? Ka funksionuar si një organizatë e mirëfilltë kriminale e drejtuar nga Ergys Agasi.
Ju flisni për Epstein.
Nuk është gjë Epstein se çfarë është Ergys Agasi për Shqipërinë.
Ergys Agasi për Shqipërinë është gropa e zezë më e madhe që mund të imagjinohet.
Se kontrollonte çdo qytetar shqiptar.
Vidhte çdo qytetar shqiptar.
Vidhte të dhënat.
Vidhte çfarë kishin shqiptarët në telefona, në shtëpi dhe kudo tjetër. Të regjistruara në institucione shtetërore.
Shërbimin Informativ e kishte një gotë ujë, një kafe, se edhe atje është një Mirlindë tjetër.
Se edhe ajo është si Mirlinda.
Ua them unë.
Një Mirlindë në llojin e vet.
Shteti ishte Ergysi, ishte Edi Rama.
Kjo është e vërteta.
Gazeta RD