Berisha: Rama po detyron partnerët tanë të mbyllin integrimin dhe çdo ndihmë tjetër ndaj Shqipërisë!

Kryetari i PD, Sali Berisha, në mbledhjen e grupit parlamentar tha se, Edi Rama po detyron partnerët ndërkombëtarë të mbyllin procesin e integrimit dhe çdo ndihmë ndaj Shqipërisë.
Berisha theksoi se partnerët ndërkombëtarë nuk kanë interesa të tjera përveç atyre të qytetarëve shqiptarë dhe se në 35 vite kanë dhënë 8–10 miliardë euro ndihma në mijëra projekte në të gjithë vendin.

Berisha: Dhe e bën këtë veprim pavarësisht nga paralajmërimet ultimative që ka marrë nga partnerët tanë se nuk do të tolerohet asnjë pengesë për drejtësinë.

Tani, këta partnerët tanë, duhet t’ua them shqiptarëve, në mënyrë absolute nuk kanë asnjë interes tjetër përveç interesit të qytetarëve shqiptarë.

Por ama, këta partnerët tanë, kanë dhënë për qytetarët shqiptarë gjatë këtyre 35 viteve të paktën 8 deri në 10 miliardë euro në mijëra e mijëra projekte nga Kakavija gjer në Vermosh, që e kanë nxjerrë këtë vend nga koha e prapambetjes më të thellë, e kanë sjellë në këtë.

Kanë kontribute substanciale.

Se ç’po kërkojnë ata?

Ata sigurisht ato ndihma, ato projekte që janë me mijëra, ujësjellësa, ferma, ato projekte kudo, i kanë dhënë për qytetarët e një vendi që duhet të gëzojnë ligjin, të drejtat, që të zhvillohen.

Nuk i kanë dhënë për një diktaturë.

Nuk ndihmojnë diktatura.

Dhe ky tani do t’u thotë se nuk jemi Gjermania, se nuk jemi Danimarka, se nuk jemi Austria.

Pse? Sepse kërkojnë zbatimin jo të Kushtetutës së tyre, por të Kushtetutës sonë.

Qytetarët duhet ta dinë se ky po sillet në mënyrën më antishqiptare, po shkelmon interesat e çdo qytetari.

Po shkelmon të ardhmen e shqiptarëve.

Po detyron partnerët tanë që të mbyllin çdo ndihmë ndaj Shqipërisë, integrimin ndaj Shqipërisë, sepse si ky nuk ka absolutisht asnjë kryeministër në vendet që pretendojnë për të ecur drejt BE, që të mund të imagjinojë të marrë masa të tilla.

About Redaksia

Check Also

Bordi i Paqes/ Berisha: Ftesa ka lidhje me Shqipërinë dhe nuk ka asnjë lidhje me personin e shpërfytyruar, që është Edi Rama

Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë mbledhjes së grupit parlamentar tha se, ftesa për në …