Berisha uron besimtarët myslimanë në prag të nisjes së Ramazanit: Zoti ua pranoftë dhe agjërim të lehtë

Nga Sukthi ku ka zhvilluar ‘Foltore’ me banorët e kësaj zone, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka uruar besimtarët myslimanë për muajin e Madhërueshëm të Ramazanit që nis ditën e nesërme.

‘Të dashur demokrate e demokratë, qytetare e qytetarë të Sukthit, zonave përreth, i nderuar zoti kryetar i degës, të nderuar zotërinj deputetë, veprimtarë, kandidatë për deputetë, veprimtarë të PD.

Së pari, duhet ta filloj fjalën time me një urim nga zemra për të gjithë ata, të cilët nisin nesër muajin e madhnueshëm të Ramazanit, urimi im është:

Zoti ua pranoftë dhe agjërim të lehtë’, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Si dështoi skema e Agasit me shefen e SHISH dhe pronaren e një televizioni për të takuar Ambasadorin amerikan

Dy muaj përpara arrestimit, Ergys Agasi po organizonte një takim mes ambasadorit të ardhshëm amerikan, …