Bordi i Paqes/ Berisha: Ftesa ka lidhje me Shqipërinë dhe nuk ka asnjë lidhje me personin e shpërfytyruar, që është Edi Rama

Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë mbledhjes së grupit parlamentar tha se, ftesa për në Bordin e Paqes lidhet me Shqipërinë dhe jo me kryeministrin Edi Rama.
Ai u bëri thirrje qytetarëve të marrin në dorë fatin e vendit dhe kërkoi dorëheqjen e menjëhershme të Ramës, duke e akuzuar për përgjegjësi në përshkallëzimin e situatës dhe dhunën ndaj protestuesve.

Sipas tij, përfaqësimi në Bordin e Paqes është çështje e shtetit shqiptar dhe jo e individëve të veçantë.

Berisha: Prandaj dhe sot qytetarët duhet të marrin në dorë fatin e vet, fatin e Shqipërisë.

Lopa e çmendur duhet të përcillet ku e ka vendin.

Ky po sillet në këtë mënyrë, tejkalon çdo lloj… në vend se të japë dorëheqjen menjëherë, të largohet urgjentisht nga pushteti, po bën gjithçka, edhe plumbat mbi demonstruesit janë me urdhër të tij.

Se të qëllosh në ballë, të qëllosh në kafkë, ke vetëm qëllim që t’i lësh të vrarë në vend.

Unë i them Edi Ramës, jep dorëheqjen se absolutisht nuk ka forcë në botë që të pengojë shqiptarët pa të larguar ty se po sillesh në mënyrën më të pakonceptueshme.

Ishte e lehtë ajo që thashë lopë e çmendur, por je një armik i urryer i shqiptarëve me këto që bën dhe që ke bërë.

Tani, sot niset dhe ai do përpiqet në propagandë.

Të dashur qytetarë dhe qytetare, Shqipëria është anëtare e Bordit të Paqes, e cila është themeluar nga presidenti Trump.

Natyrisht, do ketë një përfaqësues.

Po shkoi ky, apo do shkonte Harami, të dy një fatkeqësi kombëtare. Dhe kështu siç shkon, do kthehet.

Shkon hajdut kudo që shkon, kthehet hajdut kudo që të kthehet.

Ndaj dhe u siguroj se ftesa ka lidhje me Shqipërinë dhe nuk ka asnjë lidhje në mënyrë absolute me personin e shpërfytyruar që është Edi Rama sot.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Nuk është gjë Epstein se çfarë është Ergys Agasi për Shqipërinë! Shërbimin Informativ e kishte në xhep

Kryetari i PD, Sali Berisha tha në mbledhjen e grupit parlamentar se, nuk është gjë …