Vokshi: Mbështesim qëndrimin publik të McAllister, çështja Balluku përbën një test kritik për Shqipërinë

Deputetja e PD, Albana Vokshi, ka reaguar pas takimit të zhvilluar me delegacionin e Parlamenti Europian në Tiranë, duke ngritur shqetësime lidhur me standardet demokratike dhe funksionimin e shtetit të së drejtës në vend.

Në reagimin e saj në rrjetet sociale, ajo thekson rëndësinë e respektimit të reformës në drejtësi, luftës kundër korrupsionit dhe garantimit të zgjedhjeve të lira e të ndershme si elementë thelbësorë për integrimin europian të Shqipërisë.

Reagimi i deputetes Albana Vokshi

Sot, bashkë me Kryetarin e Grupit Parlamentar z. Gazment Bardhi dhe kolegen Jorida Tabaku, zhvilluam një takim me delegacionin e Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian, të drejtuar nga kryetari David McAllister.

Në takim paraqitëm shqetësimet tona për cenimin nga maxhoranca qeverisëse e lirisë së zgjedhjes dhe përpjekjet e Edi Ramës për të minuar luftën kundër korrupsionit përmes ndërhyrjeve politike në legjislacion gjatë një procesi penal.

Mbështesim plotësisht qëndrimin publik të z. McAllister se ‘çështja Balluku përbën një test kritik për Shqipërinë në respektimin e reformës në drejtësi dhe në seriozitetin e luftës kundër korrupsionit.’.

Partia Demokratike dhe opozita janë të gatshme të bëjnë gjithçka që Shqipëria të ketë institucione që funksionojnë sipas ligjit dhe zgjedhje të lira e të ndershme, që garantojnë rotacion politik përmes votës së qytetarëve.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Protestat tona ia kanë shpëtuar faqen kombit! Më 20 shkurt do të përmbushim misionin tonë

Kryetari i PD, Sali Berisha u ka bërë thirrje banorëve të Sukthit dhe Durrësit që …