Berisha takon minatorët protestues: Askush nuk bën atë që bëjnë këta! PD ju garanton mbështetje të plotë

Kryetari i PD, Sali Berisha ka zhvilluar një takim të shkurtër me minatorët që vijojnë të protestojnë para Parlamentit.

Në një postim në faqen e tij në Facebook, Berisha ka shpjeguar edhe bisedën që ka zhvilluar më minatorët.

“Takimi me minatorët protestues ditën e sotme, ku pata një bashkëbisedim të shkurtër për të njohur nga afër edhe me shqetësimet e tyre.

U garantova se Partia Demokratike do të qëndrojë në krah të tyre në mbrojtje të të drejtave dhe kërkesave që ata kanë ngritur”, shkruan Berisha.

About Redaksia

Check Also

Qenër të tërbuar…

Nga Iva V.GRILLLO Canis rabidus… Pas termit “prekës” në latinisht: “për shkak të nënës” 🤔 …