Gjykata Kushtetuese në ditën e saj më të zezë, po shkelmojnë Kushtetutën vetëm pse Rama është në rreth të kuq!

Lideri i opozitës, Sali Berisha deklaroi se, Gjykata Kushtetuese po kalon “ditën e saj më të zezë”, duke akuzuar se ndryshimet e fundit ligjore shkelmojnë Kushtetutën vetëm për shkak të lidhjes së kryeministrit Edi Rama me rastet në fjalë.

Berisha theksoi se, ligji parashikon pezullimin e zyrtarëve të lartë, përfshirë gjykatësit e Gjykatës Kushtetuese, Prokurorin e Përgjithshëm dhe kryeinspektorin e ILD, kur hapen çështje penale ndaj tyre, por, këto dispozita po anashkalohen nga udhëheqës të caktuar të gjykatës, duke krijuar një shkelje të hapur të parimeve kushtetuese.

Pyetje: Z.Berisha, nëse miratohen këto ndryshime, do i çoni në Gjykatën Kushtetuese?

Sali Berisha: Tani, Gjykata Kushtetuese është në ditën e saj në më të zezë.
Pse është në ditën e saj më të zezë?
Po të lexoni ligjin, nenet e Gjykatës Kushtetuese në Kushtetutë, njëra nga nenet thotë se gjykatësi i Gjykatës Kushtetuese pezullohet nga detyra.
Pseudogjykatës, me në krye Fiona Papajorgjin, vendosin të mos njohin të drejtën ligjore të prokurorit të SPAK për të pezulluar ministrin.
Pra, Kushtetuta duke njohur, duke sanksionuar mundësinë kushtetuese të pezullimit të gjykatësit, dhe jo vetëm të gjykatësit, Kushtetuta parashikon pezullimin e Prokurorit të Përgjithshëm, të kryeinspektorit të ILD, të gjykatësit të Gjykatës së Lartë, të Avokatit të Popullit dhe kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit.
Çka do të thotë, hapja e një çështje penale për Avokatin e Popullit e pezullon nga detyra.
Hapja e një çështje penale për kryetarin e KLSH e pezullon nga detyra se është i barazuar me gjykatësin e Gjykatës Kushtetuese.
Shikoni se çfarë bëjnë këta?
Shikoni se si e shkelmojnë Kushtetutën këta, sepse Edi Rama është në rreth të kuq.

About Redaksia

Check Also

Berisha takon minatorët protestues: Askush nuk bën atë që bëjnë këta! PD ju garanton mbështetje të plotë

Kryetari i PD, Sali Berisha ka zhvilluar një takim të shkurtër me minatorët që vijojnë …