Berisha: Kilometri i fundit! Koha për ta rrëzuar narko-diktaturën!

Kryetari i PD, Sali Berisha, në një postim në rrjetet sociale ka publikuar spotin e protestës dhe u bën thirrje qytetarëve që t’i bashkohen një proteste paqësore kundër asaj që ai e cilëson si e keqja e përbashkët e shqiptarëve, Edi Rama.

Videoja e shpërndarë nga Berisha përfshin pamje simbolike të rrëzimit të bustit të diktatorit Enver Hoxha, në një paralelizëm me atë që ai e quan “narko-diktatura” e Ramës. Në video duket Berisha, ku siç është shprehur edhe vetë, siç ishte pranë shqiptarëve në rrëzimin e diktaturës, do të jetë edhe në përballjen me qeverinë aktuale.

Postimi shoqërohet me mesazhin: “Kilometri i fundit! Koha për ta rrëzuar narko-diktaturën!”.

Sot opozita do të dalë sërish në protestë para Kryeministrisë, duke kërkuar largimin e qeverisë Rama. Tubimi do të mbahet në orën 18:00, ndërsa protestuesit do të nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë.

About Redaksia

Check Also

Bylykbashi në Asamblenë e OSBE në Vjenë: Korrupsioni dhe kapja e drejtësisë po rrezikojnë demokracinë në Shqipëri

Nënkryetari i PD, Oerd Bylykbashi mori pjesë në sesionin “Të drejtat e njeriut si bazë …