Berisha: Lubinë e refuzuan në konferencën për Korridorin e VIII-të! Rama ka marrë mesazhe edhe atje ku ishte…

Lideri i opozitës, Sali Berisha, duke ju përgjigjur interesit të gazetarëve tha se, Lubinë e refuzuan në konferencën për Korridorin e VIII-të!

Ndërsa për vizitën e Ramës në SHBA, Berisha tha se, Rama ka marrë mesazhe edhe atje ku ishte.

Marsi Korreshi: Z. Berisha, edhe një pyetje të fundit, nëse parlamenti nuk heq të hënën imunitetin e Belinda Ballukut, ka opozita një plan rezistence dhe kundërvënie?

Sali Berisha: Kryengritja paqësore nuk është për Belinda Ballukun, është për Edi Ramën. Duhet të jemi të sinqertë.

Populli është ngritur kundër Edi Ramës, Lubia është thjesht një sekretare e tij që ka zbatuar urdhrat.

Rama ik, ky është kryemotivi i kryengritjes tonë paqësore.

Ky është!

Ndaj dhe që në fillim ne e kemi bërë këtë përcaktim, besoj se është kështu apo jo.

Ajo përdoret si mburojë nga Rama sepse e di se fill mbrapa është në radhë.

Ju e dini këtë besoj.

E dini se çfarë ndodhi me Korridorin e VIII-të? E morët vesh?

U përmbys çdo projekt, çdo plan brenda 24 orësh.

Ishte parashikuar mikpritëse Lubia, u refuzua në unison nga partnerët dhe vendet e tjera dhe e mori Spiropali.

E patë ju Lubinë, a ishte në atë takim?

Për Korridorin e VIII-të, për transportin, a i keni parasysh vizitat e saj sa herë ka shkuar ajo në aksin Elbasan-Librazhd, e veshur me kostumin e ndërtueses?

A ishte gjë aty? Ku ishte?

Prandaj komshia më çon mesazh mua.

Ku ishte?

Ja pra, mediat, a nuk janë këto që duhet t’ua thonë shqiptarëve? Apo duhet t’i marrin vesh nga komshinjtë.

Do ketë novitete.

Edi Rama, edhe atje ku ishte, mendoni ju se nuk kishte mesazhe, nuk mori mesazhe?

Absolutisht. Sigurisht, seanca kryesore ishte për ato probleme, por në korridore ka marrë të gjithë mesazhet ai.

Me dëshmitar Ervin Demon. Tani kuptojeni ju vetë. Ervin Demo dëshmitari. Asnjë tjetër.

Delegacioni përbëhej nga Edi Rama dhe Ervin Demo. Pse-në, hetojeni.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Dënoj me forcën më të madhe pushtimin e vakëfit dhe të xhamisë nga banditë me uniformë!

Lideri i opozitës, Sali Berisha deklaroi se, dënon me forcën më të madhe pushtimin e …