Kryetari i PD, Sali Berisha, është zhvendosur në selinë e PD-së, ndërsa protesta e opozitës vijon para Kuvendit.
Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se ish-kandidatja për deputete Senada Mehmeti, është goditur në kokë me plumb gome gjatë kohës që ai po mbante fjalim para Kryeministrisë.
Sipas saj, goditja ka ndodhur teksa ndodhej në rreshtin e parë të protestuesve.
“Vazhdon protesta. Nuk mbyllet. Kjo protestë shënon një stad krejt tjetër të protestave tona. Këta që gjuajnë protestuesit paqësorë do përballen me ndëshkime”, tha Berisha.

Gazeta RD