Berisha shkon në selinë e PD: Protesta nuk do të ndalet, do të shkojmë në një stad tjetër

Kryetari i PD, Sali Berisha, është zhvendosur në selinë e PD-së, ndërsa protesta e opozitës vijon para Kuvendit.

Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se ish-kandidatja për deputete Senada Mehmeti, është goditur në kokë me plumb gome gjatë kohës që ai po mbante fjalim para Kryeministrisë.

Sipas saj, goditja ka ndodhur teksa ndodhej në rreshtin e parë të protestuesve.

“Vazhdon protesta. Nuk mbyllet. Kjo protestë shënon një stad krejt tjetër të protestave tona. Këta që gjuajnë protestuesit paqësorë do përballen me ndëshkime”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

U vra në Tiranë/ Vjosa Osmani kujton kolonel Ahmet Krasniqin dhe bën thirrje për drejtësi

Vjosa OSMANI Sot, në përvjetorin e vrasjes së kolonel Ahmet Krasniqit, përulemi me respekt para …