Nga Belind KELLIÇI
Kur ndjejnë fundin aktivizojnë kodi arkaik të dominimit: virilitetin.
Mbrëmë e bëri Batoni, kësaj here në emër të Ramës.
E mbani mend si evokonte te njëjtin term autori i “pyllit orbital” kur qe në prag të rënies?! Fshihej pas testikujve imagjinarë të hekurt. Dhe e dini ku përfundoi…
Nuk është rastësi që të njëjtat organe biologjike përdor edhe sot në retorikë pushteti, sepse është drejt fundit, egoja politike po lëndohet seriozisht.
Do bast viril?
Burrëria matet me vepra në fushë racionale, dhe jo me fjalë: a ia heq dot imunitetin të hënën Belindës?
Kjo është prova e “testosteronit”.
Përndryshe te tuat janë të hekurta po aq sa ato të atij të “pyllit orbital”!
Gazeta RD