Policia sulmon me gaz dhe ujë besimtarët në Xhaminë e Namazgjasë, përloten fëmijë, gra e të moshuar

Gazi lotjsellës dhe uji i përdorur nga Policia ndaj protestuesve paqësore përballë Kuvendit të Shqipërisë, nuk ka kursyer as besismtarët myslimanë të cilët ndodheshin brenda Xhamisë së Namazgjasë, pas orësh të gjata agjërimi në Muajin e Shenjtë të Ramazanit.

Djetëra besimtarë kanë ‘braktisur’ Xhaminë, duke dalë nga ambientet e vendit të faljes, teksa prisinin Namazin e Taravive.

Policia nuk ka denjuar aspak të respektojë Xhaminë ku ndodheshin besimtarë të shumtë, ndërsa brenda ambienteve ndodheshin fëmijë, gra e të moshuar.

Image

Më parë, të vendosur përballë institucionit të Kuvendit të Shqipërisë, Policia u është përgjigjur protestuesve paqësore me gaz lotsjellës, në mënyrë që t’i shpërndajë ato.

Image

Pavarëisht largimit nga njëfarë distance, protestuesit janë prekur nga gazilotsjellës, njëjtë sikurse dhe lideri i demokratëve Sali Berisha, i cili ndodhej së bashku me ta përballë Policisë që i dhunontë me gaz e ujë.

Nga gazi lotsjellës dhe uji nuk janë kursyer as gazetarët dhe grupet e tyre të xhirimit, të cilët janë prekur nga dhuna e Policisë.

Të diktuar nga urdhrat e kryepolicit Ilir Proda, uniformat blu zbarkuan drejt Kuvendit, për të qëndruar në ballë të protestuesve.

Dhjetëra forca policore, përfshirë Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe Shqiponja kanë krijuar gardh policor në hyrje të Kuvendit, për t’u bërë presion përmes forcës në numër protestuesve paqësore, për të mos i lejuar ata që të protestojnë kundër një parlamenti të kapur e të diktuar nga krimi.

Gjithashtu Policia ka vendosur një gardh metalik, në mënyrë që të krijojë barrierë mbrojtëse ndaj protestuesve të cilët ndryshe nga uniformat blu nuk janë aspak të armatosur e të dhunshëm, siç ndryshe policia po i sfidon ata duke i provokuar me bote uji dhe gaz lotsjellës.

About Redaksia

Check Also

Mediat amerikane jehonë protestës së opozitë: Integrimin në BE në pikëpyetje!

Mediat amerikane i kanë bërë sërish jehonë protestës së mbajtur këtë pasdite te Kryeministria, kundër …