Sot në orën 18:00 protestë para Kryeministrisë!

Sot opozita do të dalë sërish të protestojë para Kryeministrisë për të kërkuar largimin e qeverisë Rama.

Protesta do të mbahet në orën 18:00 ku protestuesit do të nisin të marshojnë drejt godinës së Kryeministrisë.

Protesta e 10 shkurtit u zhvendosur nga Kryeministria te Kuvendi. Gjatë kësaj kohe, pati përplasje të protestusve me policinë, ku kjo e fundit u kundërpërgjigj me ujë, gaz lotsjellës dhe arrestime të shumta.

Gjatë fjalës së tij përmbyllëse Berisha tha se, qytetarët e zotëruan qytetin me vendosmërinë e tyre duke e cilësuar si një kryengritje paqësore, ndërsa hodhi akuza në drejtim të efektivëve të policisë, që sipas tij sulmuan dhe dhunuan padrejtësisht protestuesit.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Ne dhe qytetarët e Durrësit do të mbrojmë Portin e Durrësit, këtë pasuri të madhe publike

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, ne dhe qytetarët e Durrësit do të mbrojmë …