Berisha: Presidenti Trump, i gjetur para prokurorëve politikë, nuk refuzoi kurrë urdhrat e tyre! Rama është unik

Kryetari i PD, Sali Berisha ka komentuar situatën politike në vend dhe ndryshimet e qasjes ndërkombëtare ndaj protestave të opozitës.
Ai ka theksuar se Edi Rama është unik në mënyrën se si po mbron korrupsionin dhe veprimet e tij të paligjshme, duke e krahasuar me liderë të tjerë të Evropës dhe SHBA-së, si Silvio Berlusconi dhe Donald Trump, të cilët, sipas Berishës, nuk kanë refuzuar kurrë autoritetin e prokurorëve dhe gjykatësve, edhe kur janë hasur me kërkesa dhe urdhra të ashpra.
Berisha theksoi se maska e Ramës ka rënë, duke zbuluar fytyrën e një hajduti që po përpiqet të mbrojë korrupsionin e tij dhe të ministrave të tij, duke pasur mbështetje nga komuniteti ndërkombëtar.

Shyqyri Myrtollari: Doktor, është vënë re një rritje e dukshme e dhunës së policisë në protestë si dhe një retorikë e papërmbajtur nga ana e pushtetit. Ndërkohë që ndërkombëtarët duket se po e trajtojnë protestën si normale, ndryshe nga më parë kur reagimet ishin më të forta sidomos kundër dhunës ndaj opozitës, shpesh edhe nga diplomatët në Tiranë. Si e shpjegoni këtë ndryshim të qasjes së ndërkombëtarëve dhe këtë irritim të shtuar të qeverisë?

Sali Berisha: Pyetje shumë e drejtë. Miqtë e Shqipërisë, partnerët tanë, panë tek Edi Rama atë që nuk e kanë parë kurrë pas Luftës së Dytë Botërore në Europë.
Një njeri që nga mëngjesi gjer në darkë zotohej për Shqipërinë në BE në vitin 2027, në vitin 2030, një njeri që sulmonte SHBA se hedhin bomba dhe ikin dhe Europa është paqja, është kultura e paqes, është kjo dhe ajo, këta papritmas panë se maska ra.
Ra maska dhe doli fytyra e një hajduti që nuk e kishin parë kurrë ndonjëherë.
Europa kishte pasur hajdutë, sigurisht, por hajdutë të cilët kishin pranuar ligjin, i ishin nënshtruar ligjit dhe drejtësisë.
Edi Rama është hajduti i parë në Europë pas Luftës së Dytë Botërore dhe pas rënies së Perdes së Hekurt që jo vetëm nuk shkarkon Lubi Ballukun, por ka tre muaj që e mbron.
Dhe pasi dështoi me grushtin e shtetit, tani ai po bën ligjin mburojë.
Sigurisht këtë asnjë vend partner, asnjë vend i BE, as SHBA, nuk mund ta pranojë, nuk mund ta kapërdijë.
Ne kemi parë gjatë këtyre viteve se si Luani i Apenineve, Silvio Berluskoni, italiani më i madh, i ndjekur nga një drejtësi politike, nuk refuzoi kurrë urdhrin e gjykatësit dhe të prokurorit.
Ne pamë se si presidenti Donald Trump, i gjetur para prokurorëve politikë, nuk refuzoi kurrë urdhrat e tyre.
Ky është unik.
Edi Rama është unik.
Natyrisht komuniteti ndërkombëtar tani pret nga shqiptarët.
Nuk mundet, duhet ta kemi të qartë, asnjë qeveri dhe asnjë vend nuk mund të rrëzojë kryeministrin e Shqipërisë me forcat e tyre. U përket shqiptarëve dhe ky është shkaku i mbështetjes së tyre për veprimet e opozitës shqiptare dhe opozitën shqiptare.
Unë ua thashë, i kam ndjekur, nuk kam parë kurrë emisione tre herë më të gjata se të televizioneve shqiptare të kontrolluara nga Edi Rama, për protestat dhe komentatorët më serioze, duke i bërë vlerësimin më maksimal këtyre protestave.
Po mbrojmë nderin dhe dinjitetin e vendit me këto kryengritje.
Ndaj nuk ka diskutim se miqtë tanë, njerëzit e lirë, mbështesin fuqishëm kryengritjen tonë dhe presin nga ne ta hedhim në Lanë këtë kapo të organizatës më të rrezikshme kriminale në Europë që është sot qeveria shqiptare, e cila bën ligjin mburojë për të vjedhur qytetarët e saj.
Bën ligjin për të shndërruar vjedhjen në ligj.
Pra, jemi në situatën më të jashtëzakonshme ndaj ne me këtë mesazh duhet të ulemi të bisedojmë me çdo shqiptar.
T’ia shkurtojmë ditët një minutë e më parë Edi Ramës.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Takimet e kërkuara nga Ramaduro janë refuzuar nga zyrtarë shumë të lartë të SHBA

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar qëndrimin e Edi Ramës gjatë vizitës së …