Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar qëndrimin e Edi Ramës gjatë vizitës së tij në Uashington, duke theksuar se disa kërkesa takimesh nga Rama janë refuzuar nga zyrtarë shumë të lartë të SHBA-së.
Berisha u shpreh se, ndërsa Rama mund të mos e pranojë publikisht këtë fakt, është e qartë që disa takime të kërkuara nga ai janë refuzuar, një veprim që tregon qartazi një inferioritet të qeverisë shqiptare në raport me aleatët ndërkombëtarë.
Desada Xhetani: Doktor, si t’u duk sjellja e Ramës në Uashington. Më la një shije shumë të hidhur me inferioritetin që tregoi ndaj vendeve të tjera?
Sali Berisha: Desada, edhe dje më pyetën mua për këtë, por unë u shpreha që kam atë mendim që kanë ata shqiptarë që e panë vetë atë konferencë. Një gjë mund të them se ai nuk e thotë, por e fsheh, por jo një, por disa takime i janë refuzuar.
Kaq mund të informoj shqiptarët.
Pra, i janë refuzuar.
Pra, nuk është se nuk kërkoi takime, sepse ajo ishte konferenca, sigurisht që Shqipëria do përfaqësohej në bord, por takimet e kërkuara nga Ramaduro u refuzuan nga zyrtarë shumë të lartë të SHBA.
Dhe unë i falënderoj ata për qëndrimin e tyre.
Gazeta RD