Deklarata e gores së Ramës dhe përkthyesit të Arkanit/ “Gjermania është një ndër vendet më të korruptuara”

Duke folur për MCN TV, Haxhiu është shprehur se Gjermania është një prej vendeve më të korruptuara në këtë moment dhe nuk mund të na bëjë moral.

Sipas tij, personalitet e larta të politikës gjermane apo përfaqësuesit e tyre në Shqipëri nuk duhet tu merren parasysh deklaratat për persona apo ngjarje të ndryshme të politikës ose drejtësisë në vend.

‘Gjermania është një ndër vendet më të korruptuar në këtë moment.

Nuk është etike ç’ka bën Gjermania. Ai është kryesori kush hyn apo jo. Ka ardhur koha që për këto gjëra që kanë të bëjnë për një person apo gjë tjetër të mos jenë faktor se na kanë lodhur me gjëra pa lidhje.

I gjithë shteti gjerman, ish-kancelari gjerman ka punuar për Putinin për kaq vite dhe tani këta vijnë dhe na shesin moral’-tha Haxhiu.

About Krye Redaktor

Check Also

Raporti i ri i SPAK/ Si u blenë votat në zgjedhjet e 11 majit

Zgjedhjet parlamentare të muajit maj të viti të kaluar nuk kaluan pa u monitoruar nga …