“Balluku kërcënoi dy dëshmitarë…”/ Prokurorët në komisionin parlamentar

Gazetari Ergys Gjençaj raporton se në vijim të pyetjeve të bëra nga Kryetari i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi Prokuroria e Posaçme konfirmon se janë konstatuar fakte të tjera penale për Ballukun.

Sipas SPAK, Balluku ka rrezik të prishë prova dhe të kryejë krime të tjera gjithashtu, konfirmoi se në datë 20 Nëntor 2025 ka intimiduar dy dëshmitarë, duke i kërkuar të ndryshojnë dëshminë.

Po ashtu, prokuroria informon se ka prova se disa persona “të fortë” (duke nënkuptuar elementë të krimit të organizuar) kanë kërcënuar dëshmitarët në emër të zonjës Balluku. Për këtë kanë paraqitur edhe provat në mbledhjen e Këshillit – transkripte të bisedave.

Sipas prokurorisë znj. Balluku apo avokatët e saj nuk kanë ngritur asnjë pretendim për ndikim politik/përndjekje politike nga prokuroria. Hetimi nuk ka sfond politik. Ky fakt u konfirmua edhe nga avokatët e znj. Balluku, të cilët u shprehen se nuk kanë ndonjë pretendim të këtij lloji.

About Krye Redaktor

Check Also

Alimehmeti: Edi Rama e di që brenda vitit SPAK do të nisë hetimet ndaj tij, ndaj dhe po ndryshon ligjet!

Nga situata në PD te dosja Balluku, Alimehmeti: Sistemi i padrejtë! Partia-shtet e rrënjosur në …