Berisha: Lubisë do ia heqin imunitetin qytetarët! Të shtunën në ora 6, e gjithë Shqipëria kundër Edi Ramës!

Kryetari i PD, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në ‘Foltoren’ te kryeministria, u bëri thirrje qytetarëve që në 28 shkurt të bashkohen kundër qeverisë dhe Edi Ramës, që vazhdon e mban Belinda Ballukun edhe pse ajo kërkohet të arrestohet nga SPAK për akuza të rënda.

Ai tha se, Lubisë do ia heqin imunitetin qytetarët! Të shtunën në ora 6, e gjithë Shqipëria kundër Edi Ramës!

Berisha: Duke thënë të gjitha këto, do u them edhe një gjë tjetër, gjithçka varet nga ne.

Kush, Edi Ramën nga ajo zyrë nuk e nxjerr përveç nesh.

Nuk vjen njeri të na e nxjerrë.

Jemi ne.

A ka provokim më të rëndë se ai që bën sot?

Sot, prokurorët pas 3 muajsh në kundërshtim me ligjin, Kushtetutën dhe çdo gjë, u lejuan të paraqesin kërkesën e tyre.

Dhe sot, hajdutët përsëri përkundrejt qëndrimit të deputetëve tanë, njëri nga ata tha, unë abstenoj.

Po mirë i thanë këta, absteno ti, jemi 5 me 4 dhe vendimi është i qartë se komisioni kërkon heqjen e imunitetit të saj dhe arrestimit.

Pas 5 minutash, Taulant Balla, i cili kur është vetëm me të huajt një fjalë në mbrojtje të saj nuk e thotë, kur është me të tjerët bën avokatin e saj.

Thotë jo, ne nuk jemi dakord me propozimin tuaj.

Ai ishte propozimi i prokurorëve.

Demokratët po pranonin propozimin e prokurorëve dhe dolën nga komisioni pa votuar. Do pyesim grupin.

Por Kushtetuta thotë se vendimin e merr komisioni, jo grupi.

Por këta nuk kanë as ligj, as Kushtetutë.

Pra, kush do ia heqë imunitetin asaj?

Qytetarët shqiptarë!

Të shtunën, në ora 6, e gjithë Shqipëria kundër Edi Ramës, imunitetit të Edi Ramës, për arrestimin e Edi Ramës, për largimin nga pushteti.

Rrofshi ju, rroftë Shqipëria!

About Redaksia

Check Also

Presion i fortë nga Brukseli, Rama zbythet nga neni që ndalon pezullimin e zyrtarëve

Vrulli i madh i maxhorancës për të bllokuar pezullimin e zyrtarëve të lartë nga gjykatat …