Çështja “Balluku”, Sokol Balla thirret në SPAK

Gazetari Sokol Balla është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme për t’u marrë në pyetje lidhur me dosjen “Balluku”.

Mësohet se Sokol Balla është thirrur nga prokurori Dritan Prençi në cilësinë e ish-bashkëshortit të Ballukut, e cila është pezulluar nga detyra si zv.kryeministre dhe SPAK kërkon heqjen e imunitetit të saj për t’i hapur rrugën arrestimit.

Ndërkohë ditën e sotme pritet të mblidhet Këshilli i Mandateve me drejtues kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi për të shqyrtuar kërkesën e SPAK.

Nëse miratohet heqja e imunitetit, autoriteteve do t’u hapet rruga për të vijuar me procedurat ligjore ndaj Ballukut, përfshirë masat e mundshme të sigurisë, si arrest me burg, arrest shtëpie apo kontroll banese.

Mbledhja zhvillohet pas vendimit të Gjykata Kushtetuese, e cila rrëzoi kërkesën e qeverisë për pezullimin e vendimit të Gjykata e Lartë që kishte shkarkuar zv/kryeministren nga funksionet publike..

About Redaksia

Check Also

Berisha niset drejt Brukselit në 50 vjetorin e EPP, agjendë intensive me liderët europianë

Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, është nisur drejt Brukselit për të marrë …