Dosja “Partizani”/ Deklaratat e Ramës për arrestimin e Berishës “paraqiten” në gjyq përmes videoprojektorit

Në gjyqin në themel që po mbahet në Gjykatën e Posaçme për dosjen “Partizani”, Jamarbër Malltezi po bën parashtrimet për të kundërshtuar akuzat e SPAK.

Një pjesë e materialeve u prezantuan përmes video projektorit, ku u vendosën edhe dy deklarata, të Edi Ramës në Asamblenë e PS më 7 maj 2022, dhe Taulant Ballës në Kuvend.

Në sallën e gjyqit, para prokurorit të SPAK Arben Kraja dhe togës së gjyqtarëve me Elsa Ullirin kryesuese dhe Bib Ndrecën e Rudina Palloi, u vendosën me zë dhe figurë deklaratat ku Rama thotë se, SPAK-u po delegjitimohet me vonesën për çështjen ndaj Berishës. Ndërsa Balla thotë në kuvend se “nuk vdesim pa e parë Berishën në burg”.

Avokatët e Malltezit dhe Berishës kanë insistuar vazhdimisht që Edi Rama të thirret për tu marrë në pyetje për dosjen “Partizani”, i cili në cilësinë e kryetarit të bashkisë Tiranë ka kryer veprime mbi pronën e ish-kompleksit Partizani, kërkesë për të cilën drejtësia ende nuk është shprehur.

Malltezi: Taulant Balla është kallëzues i rremë. Edi Rama në asamblenë e PS kërkoi që SPAK të merrej me Sali Berishën.

About Redaksia

Check Also

Rezistuam për 49 ditë, do të rrimë dhe për 490 ditë, derisa atë të gjatin ta shkulim prej këtij vendi!

Një prej protestuesve që mori fjalën gjatë tubimit kundër qeverisë së Edi Ramës u bëri …