Lirimi i protestuesve/ Noka: Dy të dhunuar janë në spital, policia futi shishe me benzinë në çantat e të miturve

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, në një deklaratë për mediat foli mbi masat e sigurisë për personat e arrestuar në 20 shkurt në protestën kombëtare të PD.

Noka theksoi se, gjykata ka rrëzuar shumicën e arrestimeve si të paligjshme, duke zbuluar një skenar të inskenuar nga Policia e Shtetit, ku dy të mitur u gjetën me shishe benzinë në çantat e shkollës.

Noka tha se, opozita nuk do të tërhiqet, se revolta qytetare do të intensifikohet kundër narko-regjimit dhe konfirmoi se për këtë çështje do të ndiqet rruga ligjore me padi pa asnjë diskutim.

Deklarata për mediat

Është bërë e udhës tani. Beteja nga sheshet me narko-regjimin vjen dhe spostohet gjithmonë edhe pranë institucioneve të drejtësisë. Gjykata vlerëson se shumica e masave janë të paligjshme; arrestimet janë të paligjshme. Pra, rrëzon narko-prodon dhe banditët e tij. Të gjithë të arrestuarit kanë denoncuar sot në gjykatë dhunën dhe terrorin barbar që ushtrohet ndaj tyre. Gjashtë raste janë konsideruar të ligjshme, edhe ato gjashtë punëtorë ndërtimi; u janë gjetur materiale ndërtimi, gur dhe rërë nëpër xhepat e tyre, si punëtorë ndërtimi, në mjetin e punës.

Në mjetin e punës janë gjetur rërë dhe gurë, sepse janë punëtorë ndërtimi, dhe policia i konsideron ato armë zjarri. E kuptoni sa e rëndë është? Këtu nuk kemi të bëjmë me polici shteti. Çdo ditë që vijmë përballemi në gjykatë për masat që ndërmarrin dhe për dhunën që bëjnë ndaj qytetarëve; konstatohet se kemi të bëjmë me një bandë politike. Bandë politike, banditë me dhe pa uniformë politike. Pra, nuk kanë lidhje me ligjin dhe me shtetin.

18 protestues! Sot ishin para gjykatës, tre të mitur dhe një invalid me probleme mendore. Dy të mitur deklarojnë se nuk kanë lidhje me PD-në dhe nuk kanë qenë fare në protestë. Ju janë futur nga narko-policët shishe me benzinë në çanta. Pse? Sepse kanë ardhur nga shkolla dhe kanë pasur çantat e shkollës. Dhe narko-policia ju ka futur shishet me benzinë në çanta. Këto lloj skenarësh dikur vetëm Sigurimi i Shtetit i bënte për armikun e klasës. Nuk i kemi parë kurrë në këto. Ja ku i ke.

Nuk kanë lidhje me PD-në; nuk kanë pranuar as mbrojtje nga Partia Demokratike, kishin avokatët e tyre. Nuk jemi me PD-në, nuk… avokatët. Nuk jemi me PD-në, nuk jemi me PD-në, nuk kemi lidhje me PD-në, kanë deklaruar: nuk duam avokatët e PD-së, sepse ne jemi të rinj që ishim në punën tonë. Pamë, na kanë futur policë civilë, këta të operacionales, të cilët kontrollojnë çdo lloto dhe marrin para, kontrollojnë dhe marrin para për çdo armë që gjendet nëpër makina.

E dini ju? Zero është numri i armëve të sekuestruara nga policia në Tiranë. Sepse këta janë të gjithë bandë, funksionojnë. Te armët pa leje marrin gjoba, rrinë nëpër lloto, në lokale ku shpërndahet droga, bëjnë rojet, dhe pastaj kur vjen qytetari për të protestuar, vërshojnë me vrull dhe mllef ndaj tij, kapin dhe bjerrin qytetarë pa lidhje. Pa lidhje.

Kemi dy të dhunuar, janë dy në spital. Njëri me kontuzion të fortë në lobin frontal, tjetri me frakturë dhe kontuzione të rënda në lobin oksipital të kokës. Çfarë është? Çfarë tregon? Barbari. Këtu është barbari. Pra, shtet horrash që është në panik nga revolta dhe protesta e qytetarëve.

Ne kemi deklarimin sot në gjykatë edhe të të miturve, të cilët deklarojnë se nuk kanë lidhje me ne dhe nuk kanë pranuar të mbrohen nga PD-ja, sepse nuk jemi me PD-në. Ishin kalimtarë, nxënës kalimtarë. Por pse kishin një çantë në shpinë si nxënës me libra shkolle? Ju futet Molotovi për t’i arrestuar si terroristë. Në filma? Edhe nëpër filmat e Sigurimit të Shtetit? Ju jeni të rinj dhe nuk e mbani mend. Unë që kam arritur atë kohë, mbaj mend se Sigurimi i Shtetit armikut i improvizonte situata të tilla për ta quajtur kriminel. Ja kjo është. Është e turpshme.

Por, e përsëris1 Siç kemi thënë, 20 shkurti do ishte protestë shumë herë më e fuqishme dhe ishte. Tani do të presim radhën. Ne jemi në betejë. Me presione dhe kërcënime, ta harrojnë që popullin opozitar mund ta mbajnë nën presion. Sa më shumë narko-policët dhe narko-shteti ushtron presion ndaj demonstruesve, aq më e madhe do të jetë revolta e radhës dhe aq më shpejt do i afrojnë fundit këtij narko-regjimi. Asgjë nuk na ndal. E drejta fitohet, dhe ja ku është sot që është fituar. Pra, të drejtën do ta fitojmë, por e drejta kryesore është rrëzimi i narko-regjimit që nuk na ndal neve në këtë rrugë.

Pa as më të voglin diskutim, se ky është rast i përsëritur; jo vetëm që ky është një rast shumë flagrant, por është i përsëritur që kërcënojnë, presionojnë dhe shantazhojnë çdo të shoqëruar për të pranuar sikur janë grup dhe sikur janë paguar, për të pranuar sikur janë të organizuar. Kjo do të ketë padi, pa as më të voglin diskutim.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Fokusi i protestave është Rama, jo Balluku! Çështja më madhore këtu është AKSHI

Lideri i opozitës, Sali Berisha deklaroi gjatë një dalje për mediat tha se, fokusi i …