Përgjimet e SPAK/ Kush janë të fortët që kërcënuan dëshmitaret për Ballukun

SPAK i ka përgjuar dhe i ka me emra të fortët e Ballukut që kanë kërcënuar dëshmitarët në procesin ndaj zëvëndëses së Ramës. Ajo që kërkohet të behet publike janë emrat e tyre dhe pasojat ndaj Ballukut do të rëndohen edhe më shumë.

Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar gjatë emisionit “Studio 24” se Belinda Balluku ka përdorur individë të lidhur me krimin për të kërcënuar dhe intimiduar dëshmitarët.

Lala tha se një nga të pandehurat në çështjen e tunelit të Llogarasë ka deklaruar se tenderat janë realizuar nën presionin e individëve të lidhur me krimin, duke përfshirë kërcënime të drejtpërdrejta nga persona të fortë.

Gazetarja shtoi se SPAK ka sjellë përgjime ambientale që nxjerrin në pah përdorimin e njerëzve të fortë për intimidimin e dëshmitarëve. “SPAK duhet të na tregojë kush janë ata,” u shpreh Lala.

Do kisha preferuar që Balluku të përballej me kolegët e vet në Këshillin e Mandateve, por ajo po përdor si mburojë kryeministrin dhe PS.

Balluku e ka vënë Ramën në vështirësi, kjo duket qartazi. Fakti që Rama del bën leksione juridike cdo të dielë e tregon,

Dy janë momente, që SPAK ka sjellë përgjime ambientale, mes bisedimeve mes njëri tjetrit kanë nxjerrë në pah një fakt shqetësues që të fortët janë përdorur nga Balluku për të intimiduar dëshmitarët. SPAK duhet të na tregojë kush janë ata?

Moment i dytë ka të bëjë me rendimin e pozitës së Ballukut.

Në fillim ajo ka qenë për tunelin e Llogarasë dhe lotin e unazës së madhe, sot ajo ka dhe 9 të tjera. Fakti që ajo është gjetur përsëritëse sipas SPAK, është shkak i fortë që ata kërkojnë ta arrestojnë. Njëra nga të pandehurat për tunelin e Llogarasë, ka deklaruar se i ka bërë tenderat në presionin e Ervis Berberit, më kanë kërcënuar njerëz të fortë”, tha Lala.

About Krye Redaktor

Check Also

Masakra me lumin e ish-deputetit të PS/ “Krimi i rëndë” që rrëzoi rrugën dhe urën në Prrenjas

Kreu i PD, Sali Berisha ka denoncuar atë që e cilëson si një “krim të …